Shkrimtari - Danilo Clementoni - ebook
Opis

VOLUMI 3/3 Po sikur dhe ne, mos të ishim gjë tjetër veçse personazhe të thjeshtë të një romani spektakular të titulluar ”Njeriu”? Në këtë episod të tretë të serisë ”Aventurat e Azakisit dhe Petrit”, të dy miqtë tanë simpatikë të Nibirut do të duhet të përballen me një rrezik të llahtarshëm që vjen nga hapësira kozmike. Por këtë herë, forcat dhe teknologjia e tyre e jashtëzakonshme mund të mos jenë të mjaftueshme. Dhe nëse ndihma do të vinte nga një burim absolutisht i paparashikueshëm? Kthesa të papritura, zbulime dhe rishtjellime të ngjarjeve dhe momenteve historike e mbajnë lexuesin me frymën pezull deri në rreshtin e fundit të romanit.PUBLISHER: TEKTIME

Ebooka przeczytasz w aplikacjach Legimi na:

Androidzie
iOS
czytnikach certyfikowanych
przez Legimi
Windows
10
Windows
Phone

Liczba stron: 368

Odsłuch ebooka (TTS) dostepny w abonamencie „ebooki+audiobooki bez limitu” w aplikacjach Legimi na:

Androidzie
iOS

Tabela e përmbajtjes

Parathënie

Ndodhitë e mëparshme

Anija kozmike Theos – Evakuimi

Tell el-Mukayyar – Vetëtimë në qiell

Anija gjashtë – Inspektimi hënor

Tell-el-Mukayyar – Kontakti me Nibirun

Pasadena, Kaliforni – Budallai

Yjësia e Arushës – Planeti Kerion

Tell-el-Mukayyar – Energjia e piramidave

Pasadena, Kaliforni – Lajmi

Planeti Kerion – Zbulimi tragjik

Tell-el-Mukayyar – Imazhet

Pasadena, Kaliforni – Skuta

Planeti Kerion – Supremi TYK

Tell-el-Mukayyar – Presidenti

Pasadena, Kaliforni – Testi

Planeti Kerion – Nisja

Anija gjashtë – Rikuperimi

Pasadena, Kalifornia – Riparimet

Orbita e Saturnit – Mbërritja e TYK-së

Tell-el-Mukayyar – Projektet

Santa Monika, Kalifornia – Pritja

Sistemi diellor – Urani

Tell-el-Mukayyar – Dyshimi

Santa Monika, Kalifornia – Denoncimi

Sistemi diellor – Neptuni

Ishulli Hawai – Surpriza gjatë natës

Santa Monika, Kaliforni – Lajmi

Nibiru – Mesazhi

Nevada, Zona 51 – Komunikimi me Nibirun

Pasadena, Kalifornia – Marrëveshja

Sistemi diellor – Plutoni

Nevada, Zona 51 – Plani “B”

Los Anxheles, Kaliforni – Takimi

Nibiru – Beteja finale

Kanali i Siçilisë – Telandis

Los Anxhelos, Kaliforni – Blerësi

Baza sekrete e ELSAD-it – Mesazhi

Telandis – Laboratorët

Meksikë – Bahia de Kino

Orbita e Jupiterit – Ndryshim plani

Bahia de Kino – Kapja

Uashington – Zyra Ovale

Etiopia – Qyteti i Aksumit

Etiopia, Aksum – Arka e Aleancës

Aksum – Epafi

Vendi i panjohur – Shkrimtari

Zona 51 – Rikthimi

Tell-el-Mukayyar – Lamtumira

Referencat bibliografike

Danilo Clementoni

Shkrimtari

Aventurat e Azakisit dhe Petrit

Titulli origjinal: Lo scrittorePërkthyer nga: Gentian CanePublikuar nga: Tektime

Ky libër është një vepër e fantazisë. Emrat, personazhet, vendet dhe organizatat  e cituara janë fryt i imagjinatës së autorit dhe kanë për qëllim t’i japin vërtetësi rrëfimit. Çfarëdo analogjie me faktet apo me njerëz realë, të gjallë apo jo të gjallë është krejtësisht rastësore.

SHKRIMTARI

E drejta e autorit © 2016 Danilo Clementoni

Botimet: prill 2016

Redaktuar dhe shtypur në mënyrë të pavarur

facebook: www.facebook.com/libroloscrittore

blog: dclementoni.blogspot.it

e-mail: d.clementoni@gmail.com

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet në ndonjë mënyrë, përfshi çfarëdo lloj sistemi mekanik dhe elektronik, pa autorizim paraprak me shkrim nga Botuesi, përveç përjashtimeve të bëra për pasazhe të shkurtra me qëllim rishikimi.

Ky është volumi i tretë i serisë“Aventurat e Azakisit dhe Petrit” Në mënyrë që ta shijoni plotësisht këtë aventurë magjepsëse, para se të filloni leximin e këtij romani, do t’ju sugjeroja t’i hidhnit një sy volumit të parë të titulluar"”Rikthim në Tokë” dhe volumit të dytë të titulluar“Kryqëzim me Nibirun” (N.d.A.)

Bashkëshortes dhe djalit tim për durimin që kanë pasur në përballjet e mia dhe për të gjitha sugjerimet e çmuara që më kanë dhënë, duke kontribuar për të arritur më të mirën si për mua ashtu edhe për këtë roman.

Një përqafim të veçantë për mamanë time dhe një puthje shumë të madhe për babanë tim, i cili ndërkohë që lëngonte i sëmurë në shtrat, me praninë dhe me vështrimin e tij të ngulët më nxiti që të vija të gjithë zemrën time në këtë rrëfim të mrekullueshëm.

Një falenderim i veçantë për të gjithë miqtë e mi që vazhdimisht më kanë mbështetur dhe inkurajuar për të vazhduar përpara në  përfundimin e kësaj vepre që ndoshta, pa ta, nuk do të kishte dalë kurrë në dritë.

Do të doja të falenderoja përkthyesin tim, z.Gentian Cane, për bashkëpunimin, pasionin dhe profesionalizmin që ka demonstruar në finalizimin e këtij përkthimi.

Parathënie

Planeti i dymbëdhjetë, Nibiru (planeti i pasazhit) siç u quajt kështu nga Sumerët ose Marduku (mbreti i qiejve) siç u ripagëzua nga Babilonasit, është në realitet një trup qiellor që rrotullohet rreth diellit tonë me një periudhë prej 3.600 vitesh. Orbita e tij është mjaft eliptike, retrograda (rrotullohet rreth diellit në kah të kundërt nga të gjithë planetët e tjerë) dhe është shumë e pjerrët  në planin e sistemit tonë diellor.

Secili nga afrimet e tij ciklike ka shkaktuar pothuaj gjithmonë tronditje shumë të mëdha ndërplanetare në sistemin tonë diellor si tek orbitat, ashtu edhe tek struktura e planetëve të cilët ishin pjesë e tij. Veçanërisht, shumë kohë përpara tamam në një prej disa kalimeve të tij më të potershme planeti madhështor Tiamat, i ndodhur mes Marsit dhe Jupiterit, me një masë rreth nëntë herë nga ajo e Tokës aktuale, i pasur në ujë dhe i përbërë nga njëmbëdhjetë satelitë, u shkatërrua nga një  përplasje legjendare. Një nga shtatë hënat orbitante tëNibirut goditi Tiamatin gjigand duke e thyer në dysh dhe duke i detyruar të dy trupat të zhvendosen mbi orbita të ndryshme. Në pasazhin e ardhshëm (“dita e dytë” e Xhenesit), satelitët e mbetur të Nibirut pushuan aktivitetin e tyre, duke shkatërruar plotësisht një nga dy pjesët e formuara në goditjen e parë. Mbetjet e gjeneruara nga impaktet e shumëfishta krijuan pjesërisht atë që sot e njohim si “zona e asteroideve” apo “Krahthi i Dërrmuar” siç ishte quajtur kështu nga Sumerët dhe u përpinë njëfarësoj nga planetet e afërt. Në mënyrë të veçantë, shumë kohë më parë Jupiteri arriti të kapte shumicën e mbetjeve, duke rritur kësisoj masën e vet në mënyrë të konsiderueshme.

Satelitët shkaktarë të katastrofës, përfshi ata që mbijetuan nga ish-Tiamati, në pjesën më të madhe “u degdisën larg” mbi orbitat e jashtme, duke formuar ato që sot i quajmë si “kometa”. Ndërsa pjesa që shpëtoi në pasazhin e dytë u vendos në një orbitë stabël midis Marsit dhe Venusit, duke e zhvendosur mbrapa satelitin e fundit të mbetur dhe duke shkuar kësisoj drejt formimit të asaj që ne sot e njohim si Toka, së bashku me shoqen e saj të pandashme Hënën.

Shenja e shkaktuar nga ai impakt kozmik, i verifikuar rreth 4 miliardë vite më përpara, është akoma edhe sot pjesërisht e dukshme. Pjesa e çjerrë e planetit aktualisht është krejtësisht e mbuluar nga ujërat e atij që sot quhet Oqeani Paqësor. Ai zë rreth një të tretën e sipërfaqes së tokës me një shtrirje prej më shumë se 179 milionë kilometër katrorë. Në tërë këtë sipërfaqe të pafundme praktikisht nuk ka prezencë të tokave mbi nivelin e detit, por vetëm një gropë të madhe që shtrihet deri në thellësi që i kalon dhjetë kilometrat.

Aktualisht Nibiru, si konfiguracion, është shumë i ngjashëm me Tokën. Në dy të tretat e tij është i mbuluar nga ujërat, ndërkohë që pjesa tjetër përbëhet nga një kontinent i vetëm që shtrihet nga veriu në jug, me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 100 milionë kilometra katrorë. Disa nga banorët e tij, prej qindra deri mijëra vitesh, duke përfituar nga afrimi ciklik i planetit të tyre me tonin, kanë bërë vizita në mënyrë sistematike, duke ndikuar çdo herë në kulturën, njohjet, teknologjinë dhe madje në vetë evolucionin e racës njerëzore. Paraardhësit tanë i kanë quajtur  në shumë mënyra, por ndoshta emri që i personifikon ata më tepër është “Zotat”.

Ndodhitë e mëparshme

Azakisi dhe Petri, dy alienët simpatikë dhe të pandarë protagonistë të kësaj aventure, u rikthyen në planetin Tokë pas një viti sipas viteve të tyre (3.600 vite tokësorë). Misioni i tyre ishte rimarrja e ngarkesës shumë të çmuar që, si pasojë e një keqfunksionimi në sistemin e tyre të transportimit, kishin qenë të detyruar ta braktisnin me nxitim gjatë vizitës së tyre të mëparshme. Por këtë herë, ata gjetën një popullatë tokësore mjaft ndryshe nga ajo që kishin lënë. Zakonet, veshjet, kultura, teknologjia, sistemet e komunikimit, armatimet, gjithçka ishte padyshim shumë ndryshe nga ajo çka kishin gjetur gjatë vizitës së fundit.

Me të mbërritur, ata ndeshën një çift tokësorësh: profesoreshën Elisa Hanter dhe kolonelin Xhek Hadson, të cilët i pritën me entuziazëm dhe, pas peripecive të panumërta, i ndihmuan që të çonin në fund misionin e tyre delikat.

Por ajo që dy alienët nuk do të kishin dashur kurrë që t’u thonin dy miqve të rinj ishte se, planeti i tyre mëmë Nibiru po afrohej me shpejtësi dhe se, brenda shtatë ditëve tokësore, do të kryqëzohej me orbitën e Tokës. Sipas përllogaritjeve të kryera nga Të Moshuarit, një nga shtatë satelitët e tij do të prekte planetin duke shkaktuar kësisoj një varg përmbysjesh klimaterike të krahasueshme me ato që, në pasazhin e mëparshëm, ishin përmbledhur në një përkufizim të vetëm unik: Përmbysja e Botës.

Në të dy episodet e mëparshme, (“Rikthim në Tokë” dhe “Kryqëzim me Nibirun”), protagonistët e kësaj aventure, pavarësisht vështirësive të panumërta,  arritën të shpëtonin Tokën nga katastrofa por tanimë një aventurë e re po i priste akoma. Kthimi i Azakisit dhe Petrit në shtëpi u sabotua dhe një kërcënim akoma më i tmerrshëm po i afrohej gjithë sistemit diellor.

Në episodin e fundit e kishim lënë ekuipazhin e Theosit madhështor nën tension si pasojë e aktivizimit të papritur të proçedurës së vetëshkatërrimit të anijes kozmike dhe pikërisht këtu do të rifillojmë rrëfimin e kësaj aventure të re dhe fantastike.  

Anija kozmike Theos – Evakuimi

«Të braktisim anijen» thirri Azakisi i dëshpëruar.

Urdhri i  prerë i komandantit u përhap njëkohësisht nëpër të gjitha nivelet e Theosit. Ata pak pjesëtarë të ekuipazhit, pas një ngurrimi të vogël si fillim, zbatuan automatikisht proçedurën e evakuimit që e kishin simuluar shumë herë gjatë ushtrimeve të emergjencës.

«Tetëdhjetë sekonda nga vetëshkatërrimi» njoftoi përsëri zëri i ngrohtë dhe i qetë femëror i sistemit qendror.

«Jepi Zak» bërtiti Petri. «Nuk nga mbetet shumë kohë, duhet t’ia mbathim.»

«Por nuk mund të bëjmë asgjë fare për të ndërprerë sekuencën?» ia ktheu Azakisi i mërzitur.

«Për fat të keq jo, miku im. Përndryshe do ta kisha bërë tashmë, si thua ti?»

«Por nuk është e mundur» tha komandanti ndërkohë që shoku i tij i aventurave po e tërhiqte prej krahu, në drejtim të modulit të komunikacionit të brendshëm numër tre.

«Në fakt, mund edhe të bëhet provë për të ndërprerë proçedurën në mënyrë manuale por do të duheshin të paktën tridhjetë minuta, dhe ne kemi a s’kemi një minutë kohë.»

«Prit, ndalo» thirri atëherë Azakisi duke u liruar nga shtrëngimi i fortë i mikut me vetëm një tërheqje të krahut. «Nuk mund ta lëmë të shpërthejë këtu. Vala e energjisë e shkaktuar nga shpërthimi do të arrinte në tokë brenda pak minutave dhe pjesa e ekspozuar e planetit do të preket nga një valë goditjeje gjigande që do të shkatërronte gjithçka që do hasë gjatë kalimit.»

«Tashmë e kam bërë gati komandimin e Theosit nga anija.  Do ta zhvendosim sapo të kemi hipur, gjithmonë nëse ti luan nga vendi» e qortoi Petri ndërsa i kapte sërish krahun mikut të tij dhe e tërhiqte peshë në drejtim të modulit.

«Gjashtëdhjetë sekonda nga vetëshkatërrimi.»

«Po ku kërkon ta zhvendosësh?» vazhdoi Azakisi ndërkohë që dera e modulit të komunikacionit të brendshëm po hapej në kabinën e anijes  në nivelin gjashtë. «Nuk do të mjaftojë një minutë për të arritur një distancë të tillë nga...»

«A do pushosh së dërdëllituri?» ia preu fjalën Petri. «Mbylle sqepin dhe ulu aty. Tani do merrem unë me këtë.»

Azakisi, pa dhënë asnjë koment tjetër, iu bind urdhrit dhe zuri vend mbi kolltukun ngjyrë gri në krah të panelit qendror. Ashtu siç kishte bërë me dhjetëra herë në situata po kaq të rrezikshme, vendosi t’i besonte plotësisht aftësisë dhe eksperiencës së shokut të tij. Ndërkohë që Petri, gjithë zell, merrej me një sërë hologramesh manovrimi tredimensionale, mendoi të kontrollonte se si kishte përfunduar evakuimi i pjesës tjetër të ekuipazhit, duke kontaktuar ndërkohë pilotët një e nga një. Në pak sekonda konfirmuan shkëputjen e anijeve nga anija kozmike mëmë. Ishin duke u larguar me shpejtësi. Komandanti nxori një frymëmarrje të thellë prej lehtësimit dhe e drejtoi sërish vëmendjen tek manovrat mjeshtërore të mikut të tij.

«Tridhjetë sekonda nga vetëshkatërrimi.»

«Dolëm jashtë» u shpreh Petri. «Tani po zhvendos Theosin.»

«Çfarë mund të bëj për të të ndihmuar?»

«Asgjë, mos u bëj merak. Je në duar të sigurta» dhe i shkeli syrin e djathtë, ashtu siç ia kishin mësuar miqtë e tij tokësorë. «Do ta pozicionoj anijen pas hënës. Që aty nuk do të mund të shkaktojë asnjë dëm.»

«Dreq»u shpreh Azakisi. «Nuk më kishte ardhur fare në mend.»

«Po për këtë gjë jam këtu, apo jo?»

«Vala e shpërthimit do të përplaset mbi satelitin i cili do të thithë të gjithë energjinë. Je fenomen miku im.»

«Dhe që natyrisht nuk do të shkaktojë dëme në hënë» vazhdoi Petri. «Atje nuk ka gjë tjetër përveçse shkëmbinj dhe kratere.»

«Dhjetë sekonda nga vetëshkatërrimi.»

«Pothuajse ia dola...» foli Petri me një fije zëri.

«Tre... Dy... Një...»

«U krye. Theosi është në pozicion.»

Tamam në këtë moment, mbi faqen e padukshme të Hënës, në kordinatat gjerësi gjeografike 24,446471 dhe gjatësi gjeografike 152,171308 në gradë dhjetore, pikërisht në vendin ku tokësorët e kishin quajtur krateri Komarov, u vu re një lëvizje e pazakontë telurike. Mbi sipërfaqen e shkretuar dhe me gunga të kraterit, sikur të qe futur me forcë një teh i stërmadh i padukshëm, u hap një çarje e madhe dhe e thellë nga konturet jashtëzakonisht të përsosura. Menjëherë pas kësaj, sikur të qe goditur direkt në brendësi të kraterit, kërceu jashtë me forcë një objekt i pazakontë në formë vezake me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe u drejtua për nga hapësira, me një trajektore në pjerrësi tridhjetë gradë nga drejtimi vertikal. Objekti vazhdoi të ishte i dukshëm vetëm për pak sekonda para se të zhdukej përfundimisht në një vetëtimë drite në ngjyrë kaltëroshe.

Nga e çara në formë eliptike që të lejonte të shikoje përjashta, një dritë verbuese ndriçoi hapësirën e zezë dhe të ftohtë aty jashtë, duke e pushtuar anijen nga brenda me një dritë thuajse ireale.

«Miku im, si thua sikur të lëvizim që këtej?» sugjeroi Azakisi shumë i merakosur, ndërkohë që sodiste valën e energjisë që po zmadhohej dhe po afrohej me shpejtësi afër vendit ku gjendeshin.

«Më ndiqni» bërtiti Petri tek komunikuesi, duke iu drejtuar pilotëve të anijeve të tjera. Pastaj, pa folur më tej, manovroi mjetin dhe e zhvendosi atë me shpejtësi duke e fshehur pas faqes së hënës që është gjithmonë e kthyer në drejtim nga Toka. «Mbahuni fort» shtoi, ndërkohë që kapej fort pas krahëve të karriges së komandimit ku ishte ulur.

Në heshtje absolute, pritën që të kalonin sekonda pa fund, me vështrimin e ngulitur mbi ekranin qendror, duke shpresuar se zhvendosja e papritur e Theosit do të arrinte të shmangte një katastrofë në Tokë.

«Vala e energjisë po përhapet në hapësirë» foli Petri me qetësi. Bëri një pauzë të shkurtër pastaj, pasi kishte verifikuar një varg mesazhesh të pakuptueshme të shfaqur në hologramet që kishte përpara, shtoi «Dhe hëna e ka thithur në mënyrë të përsosur atë pjesë të drejtuar nga planeti.»

«Bah, më duket se ke bërë tamam një punë të shkëlqyer, plako» komentoi Azakisi pasi kishte rifilluar përsëri të merrte frymë.

«E vetmja që është rrezikuar vërtet ka qenë hëna e gjorë. Ka marrë tamam një goditje të mirë.»

«Mendo se çfarë mund të kishte ndodhur nëse vala do të arrinte mbi Tokë.»

«Do të kishte bërë fërtele gjysmën e planetit.»

«A jeni të gjithë mirë?» nxitoi të pyeste Azakisi, përmes komunikuesit, të gjithë pilotët e tjerë të cilët, duke ndjekur manovrat e Petrit, i kishin pozicionuar edhe anijet e tyre që mos dukeshinnga sateliti. Në vazhdim erdhën përgjigje qetësuese dhe, pas konfirmimit të komandantit të fundit mbi gjendjen e shkëlqyer si të ekuipazhit ashtu edhe të mjetit, u lëshua rëndë mbi shpinën e kolltukut dhe nxori të gjithë ajrin që kishte brenda në mushkëri.

«Vajti mirë» komentoi Petri i kënaqur.

«Ashtu është, po si do t’ia bëjmë tani? Theosi nuk është më. Si do të kthehemi në shtëpi?»

Tell el-Mukayyar – Vetëtimë në qiell

Në bazën e kampit të profesoreshës Elisa Hanter, macka Lulù, pasi kishte zbritur nga krahu i arkeologes, nisi të vërtitej me nervozizëm rreth e qark me vështrimin e ngulitur drejt qiellit. Dielli ishte duke perënduar dhe një hënë shumë e bukur thuajse e plotë ishte tashmë lart në horizont.

«Lulù, çfarë ke?» pyeti Elisa paksa e merakosur, e kthyer nga macka e saj nervoze.

«Duhet të jetë e trishtuar pasi do ta ketë kuptuar se miqtë tanë u larguan» komentoi Xheku fare shkurt, duke u përpjekur ta ngushëllonte me ndonjë fërkim poshtë mjekrës.

Fillimisht macka u duk se po i pëlqente të ishte në qendër të vëmendjes, duke mjaullitur dhe fërkuar turirin tek dora e madhe e kolonelit. Por papritur, ngriu në vend, bëri një qëndrim të pazakontë dhe ktheu vështrimin në drejtim të satelitit të zbehtë të Tokës. Të dy, gjithë kureshtje nga ajo sjellje e çuditshme e saj, u kthyen instiktivisht edhe ata në po atë drejtim. Ajo që panë pas pak çastesh i la gati pa frymë. Një shkëlqim verbues jonormal u duk sikur mbështolli hënën. Një dritë shumë e bardhë, që u përhap në një sipërfaqe dhjetë herë më të madhe se diametri i satelitit, formoi një tip kurore përreth saj. Kjo zgjati vetëm pak sekonda por thuajse ngjante sikur një diell tjetër ishte shfaqur papritmas në qiellin e mugëtirës, duke ndriçuar të gjithë zonën me një dritë aspak natyrale.

«Po ça dreqin...» arriti vetëm të pëshpëriste koloneli i shtangur.

Ashtu siç ishte shfaqur, drita jonormale u venit dhe u duk se gjithçka u kthye tamam si më parë. Hëna ishte gjithmonë aty dhe dielli vazhdonte me përtaci zbritjen e tij mbrapa dunave që dalloheshin në horizont.

«Po ça ka qenë vallë?» pyeti Elisa me habi.

«Nuk kam as idenë më të vogël.»

«Për një çast pata frikë se mos shpërthente hëna.»

«Qe me të vërtetë e jashtëzakonshme» u shpreh koloneli ndërkohë që, me dorën e vendosur mbi vetull, vështronte qiellin e kthjellët në kërkim të ndonjë shenje.

«Azakisi... Petri...» foli Elisa papritur. «Duhet t’u ketë ndodhur diçka, e ndjej.»

«Ec tani, mjaft me këto. Ndoshta ka qenë vetëm efekti i ndezjes së motorëve të anijes së tyre.»

«Nuk është e mundur. Ngjante fiks si një eksplozion i vërtetë. Ti duhej të dije diçka më shumë se unë në fushën e materies, apo jo?»

«Zemër» komentoi me durim koloneli. «Për të parë pasojat e një eksplozioni të tillë nga gjithë kjo largësi, mbi hënën do të ishin dashur të shpërthenin njëkohësisht të paktën njëqind bomba atomike ose ndoshta edhe një mijë të tilla.»

«Po ça ka ndodhur atëherë?»

«Mund të provojmë të pyesim miqtë tanë ushtarakë. Fundja unë jam akoma pjesë e ELSAD-it. Me gjithë ato pajisje të drejtuara nga qielli, një ngjarje e këtillë natyrisht që nuk do t’u ketë shpëtuar.»

«Edhe Lulùja i ra në të.»

«Besoj se kjo mackë është shumë më inteligjente nga ne të dy të marrë së bashku.»

«Kafshët shtëpiake janë një racë superiore» tha Elisa ndërkohë që po merrte sërish mackën në krahë.  «Akoma nuk e kishe kuptuar?»

«Tamam. Me duket se edhe egjiptianët e lashtë i adhuronin gati si perëndi.»

«Fiks ashtu është, i dashur» tha Elisa, e gëzuar që diskutimi ishte futur në një fushë që e njihte më së miri. «Bastet, për shembull, ishin një nga perënditë më të rëndësishme dhe më të adhuruara të fesë së lashtë egjiptiane, portretizuar ose me pamje femërore dhe kokë maceje ose direkt si mace. Në origjinë Bastet ishin një perëndi e kultit të diellit por me kalimin e kohës u bënë gjithnjë e kultit të hënës. Në kohën kur ndikimi grek u shtri mbi shoqërinë egjiptiane, Bastet përfundimisht u bënë thjesht një Perëndi hënore, në atë që Grekët e identifikonin me Artemidën, personifikimi i "Hënës që zmadhohet".»

«Po, në rregull. Faleminderit për leksionin, e nderuara profesoreshë» tha Xheku me ironi, duke e vënë theksin tek ajo ça tha dhe duke bërë një përkulje të lehtë. «Por tani të mundohemi të kuptojmë se çfarë dreqin po ndodh aty lart. Po bëj nja dy telefonata.»

«Kur të duash, jam gjithmonë në dispozicionin tënd, zemër» iu përgjigj Elisa, duke ngritur ngadalë zërin ndërkohë që koloneli largohej në drejtim të tendës laboratorike.

Lulùja, që kishte rënë prapë në qetësi, me sytë e mbyllur i gëzohej ledhatimeve pa masë që po i jepte mikesha e saj.

Anija gjashtë – Inspektimi hënor

Pasi dora e padukshme e frikës që i kishte trazuar stomakun më në fund vendosi ta linte të qetë, Azakisi kishte nisur të vërtitej me nervozizëm përgjatë kabinës së anijes duke belbëzuar fjalë pa kuptim.

«A do pushosh së vërtituri rreth e rrotull si një turrjelë?» e qortoi Petri. «Kështu do konsumosh dyshemenë dhe do përfundojmë duke fluturuar nëpër hapësirë si dy satelitë të vjetër jashtë përdorimit.»

«Po si ia del që të jesh kaq i qetë? Theosi përfundoi i shkatërruar, gjendemi me miliona kilometra nga planeti ynë mëmë, nuk mund të kontaktojmë me asnjeri gjithashtu, edhe nëse do të arrinim, do të ishte e pamundur që të vinte të na merrte dikush, dhe ti? Je shtrirë sa gjatë e gjerë në kolltuk si të gjendeshe me pushime dhe të ishe ulur mbi shkëmbinjtë në gjirin e Saraanit për të shijuar pamjen e perëndimit të diellit.»

«Rri i qetë plako, rri i qetë. Do ta shohësh se një zgjidhje do ta gjejmë.»

«Për momentin nuk më vjen në mend asnjë zgjidhje.»

«Sepse je i acaruar. Janë valët gama që po lëshon ai truri yt i gjorë dhe i tensionuar dhe që të pengojnë të llogjikosh me kthjelltësi.»

«A thua?»

«Sigurisht» iu përgjigj Petri me një buzëqeshje rrëzëllitëse. «Hajde dhe ulu pranë meje, merr frymë mirë dhe mundohu të relaksohesh. Do ta shohësh se në një kohë shumë të shkurtër gjithçka do të marrë tjetër formë.»

«Do të jetë ashtu siç thua ti, miku im» tha Azakisi ndërkohë që, duke ndjekur këshillën e shokut, e lëshoi trupin mbi kolltukun ngjyrë gri të pilotit të dytë «por në këtë moment mund të bëj gjithçka me përjashtim të relaksit.»

«Nëse më premton se do qetësohesh, do të të lejoj edhe të pish një nga ato shpifësirat që mban gjithmonë me vete.»

«Bah, mund të ishte madje një mendim i mirë. Jam i sigurt se do më ndihmonte ndopak.» Duke thënë kështu, nxori nga xhepi një cigare të gjatë të errët të dredhur me dorë dhe, pasi i preu anët me një mjet të çuditshëm shumëngjyrësh, e vuri në gojë dhe e ndezi. E thithi shpejt disa herë duke i lënë shtëllungat e vogla të tymit kaltërosh të përhapeshin nëpër dhomë. Me një kërcitje të lehtë, sistemi automatik i pastrimit të ajrit në anije u aktivizua. Në fare pak çaste tymi u zhduk dhe bashkë me të edhe aroma e athët dhe e sheqerosur.

«Por, nuk është e drejtë kështu» u shpreh Azakisi që tashmë kishte filluar t‘i kthehej sërish humori. «Më kishte dalë nga mendja që sistemet tona të pastrimit qenkan shumë efiçentë.»

«I ke projektuar ti vetë» ia ktheu Petri. «Nuk mund të ndodhte ndryshe.»

Tensioni dukej se po zbutej dalngadalë.

«Le të shohim se si është situata» propozoi Azakisi ndërkohë që akoma me cigaren mes buzëve, aktivizonte një sërë hologramesh që u pozicionuan në ajër rreth e përqark dy alienëve. «Kemi katër anije në gjendje pune duke përfshirë edhe tonën. Theos-2 tashmë ka zbritur mbi Nibir dhe të dy janë jashtë rrezes së veprimit të sistemit të komunikimit me vorbullat e dritës.» Nxori nja dy shtëllunga tymi, pastaj vazhdoi «Furnizimi me karburant dhe ushqime është në nëntëdhjetë e nëntë përqind.»

«Të lumtë, po shoh se je duke marrë kontrollin e situatës. Vazhdo» e inkurajoi Petri i kënaqur.

«Të gjashtë pjesëtarët e mbetur të ekuipazhit janë në gjendje të shkëlqyer. Mbrojtëset dhe armatimet janë në efiçencë maksimale. Problemi i vetëm është që nuk kemi më një H^COM për të kontaktuar të Moshuarit që edhe t’u raportojmë për situatën.»

«Këtu gabohesh» i tha Petri.

«Çfarë kërkon të thuash?»

«Dua të them se është akoma edhe një H^COM që funksionon.»

«Por i vetmi që kishim u bë copë copëme anijen kozmike.»

«Po ai që i kemi lënë tokësorëve?»

«Ça dreqin, ke të drejtë. Më kishte dalë nga mendja. Duhet të kthehemi tek ata dhe të na e japin.»

«Merre shtruar, plako. Kemi kohë për këtë. Unë të parën gjë që do bëja, do shkoja për një shëtitje në hënë për të parë nëse arrijmë të rikuperojmë ndonjë pjesë nga anija jonë e mrekullueshme që ti e çove me gëzim drejt shkatërrimit të plotë.»

«Unë? E ç’hyj unë këtu? Ishe ti që e hodhe në erë aty lart.»

«Dhe kush ishte ai që humbi sistemin e pultit të kontrollit?»

«Po ai ishte faji yt. Metoda e lidhjes ishte difektoze.»

«Në rregull, në rregull. Ajo që ndodhi, ndodhi. Tani të përpiqemi t’i japim zgjidhje kësaj situate. Edhe pse jam një optimist i pandreqshëm, për momentin nuk arrij të shoh zgjidhje gjeniale.»

«Do të jenë valët gama» u përgjigj Azakisi duke ia kthyer shokut të vet me të njëjtën monedhë. «Duke supozuar gjithmonë se ato katër neurone që sorollaten në kokën tënde të zbrazët janë akoma në gjendje të transmetojnë.»

«Pas kësaj shakaje fare pa kripë mund të njoftoj më në fund se Zaku i vjetër është sërish mes nesh. Mirë se u ktheve.»

«Aëherë, a do ta çosh këtë anije tek vendi i eksplozionit pa na përplasur pas ndonjë mali hënor?»

«Sigurisht shef. Nën urdhrat e tua» u shpreh Petri duke imituar paksa mënyrat ushtarake që i kishte parë të përdoreshin shpesh nga miqtë e tij tokësorë. «Destinacioni në hënë» shtoi me gëzim, pasi kishte ndezur motorët dhe vendosur itinerarin në drejtim të satelitit.

U deshën vetëm nja dy minuta për të mbërritur në vendin ku ishte shpërbërë Theosi. Anija nisi të mbikqyrte me ngadalë zonën në faqen e padukshme të Hënës që kishte pësuar goditjen si pasojë e eksplozionit. Terreni, normalisht me shumë gunga dhe plot me kratere të shkaktuara nga goditjet e vjetra të qindra meteoritëve që, në miliona vjet e kishin bërë shoshë fare, tani dukej çuditërisht i sheshtë dhe i lëmuar në afro gjashtëqind kilometra katrorët e tij. Vala e energjisë së gjeneruar nga shpërthimi kishte bërë copë e çikë gjithçka që gjendej aty. Shkëmbinj, kratere dhe gropa nuk ekzistonin më. Dukej sikur kishte kaluar mbi të një rul gjigand, duke lënë pas vetes një sipërfaqe të pamasë me rërë të butë ngjyrë gri.

«E pabesueshme» foli Petri. «Duket sikur po fluturojmë sipër shkretëtirës së pafund të Siharit në Nibir.»

«Kemi shkaktuar një katastrofë të madhe» tha Azakisi i dëshpëruar.

«Jo, ore jo. Nuk e sheh sa i bukur është tani peisazhi?  Më përpara sipërfaqet kishin më shumë rrudha se i Moshuari ynë Suprem, ndërsa tani është e lëmuar si lëkura e një fëmije.»

«Nuk më duket se ka ngelur shumë nga anija jonë e dashur kozmike.»

«Po bëj një kontroll të imtësishëm të zonës por shumica nga ato që kam gjetur janë copa të madhësisë vetëm disa centimetra kub.»

«Nuk ka ç’të thuash. Sistemi i vetëshkatërrimit ka funksionuar shkëlqyeshëm.»

«Ej Zak» tha papritur Petri. «Sipas teje, kjo çfarë është?» dhe tregoi një pikë të errët mbi ekranin qendror.

«E nga ta di... Nuk shihet mirë. Ça thonë sensorët?»

«Nuk po zbulojnë dot gjë. Sipas tyre aty nuk ka asgjë përveç rërës por mua më duket se shoh edhe diçka tjetër.»

«Është e pamundur që sensorët nuk po zbulojnë dot gjë. Provo të bësh një test të kalibrimit.»

«Më jep vetëm një sekondë.» Petri u mor me një sërë komandash holografike pastaj u prononcua «Parametrat janë në normë. Duket se gjithçka po funksionon mirë.»

«E çuditshme... E provojmë t’i afrohemi pak.»

Anija numër gjashtë lëvizi ngadalë në drejtim të atij objekti të çuditshëm që ngjante se po dilte nga shtresa e pluhurit dhe e rërës gri.

«Zmadhim maksimal» urdhëroi Azakisi. «Po ça është ajo?»

«Me aq pak sa arrihet të shihet, duket si një pjesë e një strukture artificiale» guxoi të thoshte Petri.

«Artificiale? Besoj se asnjë prej nesh nuk ka instaluar ndonjëherë diçka të tillë në hënë.»

«Ndoshta kanë qenë tokësorët. Më duket se kam lexuar diku se ata kanë kryer disa misione në këtë satelit.»

«Gjëja padyshim e çuditshme është se sensorët nuk po zbulojnë asgjë nga ajo që po na shohin sytë.»

«Nuk di ç’të të them. Ndoshta janë dëmtuar nga shpërthimi.»

«Po edhe nëse është bërë tani një test dhe gjithçka rezulton në rregull» këmbënguli Azakisi në mëdyshje.

«Atëherë ajo gjëja që po shohim duhet të jetë bërë nga ndonjë lloj materiali i panjohur për ne dhe që sensorët tanë nuk janë në gjendje ta ekzaminojnë.»

«Do të më thuash se tokësorët kanë arritur të shpikin një përbërje që nuk e njohim as ne, e kanë sjellë këtu lart dhe që kanë ndërtuar një bazë ose diçka të ngjashme me të?»

«Dhe, për më tepër që tani ne ia kemi prishur» komentoi Petri i dëshpëruar.

«Miqtë tanë nuk reshtin kurrë duke na surprizuar, hë?»

«Është e vërtetë... Bah, shëtitjen e vockël e bëmë të tërën. Do thoja që ta lëmë për momentin. Kemi gjëra akoma më të rëndësishme për të bërë tani. Si thua shefo?»

«Them se ke plotësisht të drejtë. Duke parë se nga Theosi nuk duket të ketë mbetur ndonjë gjë që mund të hyjë në punë, mendoj se edhe mund të ikim prej këndej.»

«Itinerari në drejtim të Tokës?»

«Kthehemi në kampin e Elisës dhe të përpiqemi të përdorim H^COM-in  e tyre për të hyrë në kontakt me Nibirun.»

«Po shokët tanë të udhëtimit? Nuk mund t’i lëmë aspak këtu lart» tha Petri.

«Duhet të rregullojmë një bazë mbështetëse në Tokë. Mund të ngremë ndonjë lloj kampi afër me atë të miqve tanë.»

«Më duket ide e shkëlqyer. Të njoftoj pjesën tjetër të ekuipazhit?»

«Po. Jepu atyre kordinatat e kampit të gërmimeve dhe kërkoju që të organizojnë përgatitjen e një strukture emergjence. Ne do të zbresim të parët dhe do të përpiqemi që të kontaktojmë me të Moshuarit.»

«Nisemi» tha Petri gjithë gëzim. «Dhe të mendosh se, deri para pak minutave, isha në merak se si do të mundja të kapërceja mërzinë që do më kaplonte gjatë udhëtimit të kthimit.»

Në të njëjtin çast, në një largësi prej afro 500 U.A. nga dielli ynë, një objekt i çuditshëm me formë vezake u shfaq praktikisht nga hiçi, i paraprirë nga një vetëtimë kaltëroshe që theu të zezën absolute të hapësirës kozmike. U zhvendos në vijë të drejtë për afro njëqind mijë kilometra me një shpejtësi të jashtëzakonshme para se të zhdukej sërish, i përpirë nga një tip vorbulle gjigande në ngjyrë argjendi me reflekse prej ari. E gjitha kjo zgjati vetëm pak sekonda, pas së cilës, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ai vend aq i largët dhe i shkretë i hapësirës së thellë u zhyt prapë në qetësinë e plotë ku ishte gjendur deri më tani.

Tell-el-Mukayyar – Kontakti me Nibirun

«Po, kolonel» foli me ton shumë të zbutur, një zë nga ana tjetër e telefonit. «Është vënë re, nga disa pika vrojtimi në tokë, një vetëtimë e panatyrshme që ka të ngjarë të jetë lëshuar nga hëna.»

«Por hëna nuk lëshon “vetëtima”» ia ktheu Xheku duke kundërshtuar.

«Për këtë keni të drejtë, zotëri. Mund t’ju them vetëm se shkencëtarët tanë janë akoma duke analizuar të dhënat e përftuara me qëllim që të zbulojnë shkakun.»

«Domethënë, nuk keni marrë vesh ndonjë gjë.»

«Bah, unë nuk do ta kisha thënë kështu por besoj se konkluzioni juaj mund të konsiderohet i drejtë.»

«Po si flet edhe ky» i tha Xheku Elisës e cila ishte afruar aty dhe ndërkohë, mbylli me dorë celularin e mikrofonit. «Në rregull. Faleminderit për informacionin» vazhdoi. «Ju lutem të më kontaktoni sapo të kemi lajme të tjera.»

«Do ta kemi në vëmendje, zotëri. Mirupafshim dhe ditë të mbarë» dhe mbylli këtu bisedën.

«Ça të thanë?» e pyeti profesoresha.

«Po ja, duket se ka ndodhur diçka e pazakontë aty lart por askush nuk ka gjetur ndonjë shpjegim të saktë.»

«Jam gjithmonë e më e bindur se miqve tanë u ka ndodhur diçka.»

«Ec pra, mos bëj kështu. Kushedi se ku do kenë arritur ata tani me atë anijen e tyre fantastike.»

«Shpresoj vërtet me gjithë zemër por vazhdoj të kem një parandjenjë të pazakontë.»

«Dëgjo, për të hequr çdo dyshim, përse nuk përdorim atë pajisjen që na lanë dhe të provojmë të lidhemi me ta?»

«Por, nuk e di... Ata u shprehën se do të mund ta përdornim vetëm kur të mbërrinin në planetin e tyre... Nuk besoj se...»

«Shko merre dhe boll më» ia preu shkurt koloneli. Pastaj duke e kuptuar se ndoshta kishte qenë pakëz i ashpër, shtoi një «Të lutem» duke e shoqëruar pastaj me një buzëqeshje rrëzëllitëse.

«Në rregull. Nuk ka ku shkon më keq» tha Elisa ndërkohë që po nisej të merrte H^COM-in portabël. U kthye gati menjëherë dhe, pasi kishte rregulluar pakëz flokët e gjata, vuri përsipër atë lloj kokore të çuditshme dhe të rëndë.

«Më patën thënë që të shtypnim atë butonin aty» tha Xheku duke treguar butonin. «Pastaj sistemi do të bënte gjithçka vetë.»

«Ça të bëj, ta shtyp?» pyeti Elisa me mëdyshje.

«Jepi pra, çfarë do që të ndodhë?»

Arkeologia shtypi butonin dhe, ndoshta duke i theksuar fjalët ca si tepër, tha «Alo? Më dëgjoni?»

Ndenji në pritje por asnjë përgjigje nuk mori. Priti akoma edhe disa çaste pastaj e provoi përsëri. «Alo... Alo... Petri, a je aty? Unë nuk dëgjoj asgjë.»

Elisa priti edhe disa çaste të tjera pastaj zgjati krahun dhe rrudhi supet.

«Shtype përsëri atë butonin» sugjeroi koloneli.

Provuan të përsërisnin proçedurën edhe disa herë të tjera por nga sistemi i komunikimit nuk erdhi për dreq as edhe një fishkëllimë fare e vogël.

«Nuk kemi ç’të bëjmë. Ndoshta diçka u ka ndodhur vërtet» pëshpëriti Elisa ndërkohë që hiqte H^COM-in nga koka.

«Ose ndoshta nuk kanë arritur akoma në fushën e veprimit të kësaj pajisjeje.»

Koloneli ende nuk e kishte mbaruar fjalën e fundit kur një zhurmë e çuditshme që vinte nga jashtë u tërhoqi vëmëndjen.

«Shiko Xhek» i tha Elisa me habi ndërkohë që zgjaste kokën nga tenda. «Sferat... Po riaktivizohen.»

Me zemrën në grykë, vrapuan të dy jashtë dhe, për habinë e tyre, panë piramidën virtuale të zbritjes që po merrte sërish formë. Miqtë e tyre po ktheheshin.

«A e pe se nuk janë hedhur në erë» tha Xheku i qetësuar.

«Ndoshta kanë harruar ndonjë gjë.»

«E rëndësishme është që janë mirë. Tani të mundohemi që të ruajmë qetësinë. Pas pak do të marrim vesh se çfarë ka ndodhur me të vërtetë.»

Proçedura e zbritjes u krye rregullisht dhe, në shumë pak kohë, figurat gjigande të dy alienëve u shfaqën tek platforma e zbritjes.

«Përshëndetje djema» bërtiti Petri duke tundur dorën e madhe sipër kokës.

«Po ça dreqin po bëni akoma këtu?» pyeti Xheku, ndërkohë që të dy po mbërrinin në tokë me anë të strukturës së lëvizshme.

«Po e ndjenim mungesën tuaj» iu përgjigj Petri ndërkohë që zbriste nga ai tip ashensori dhe më pas preku tokën, i ndjekur menjëherë nga shoku i tij i aventurave.

«Po bëheshim merak» tha Elisa më në fund e lehtësuar. «Kemi qenë dëshmitarë të diçkaje të pazakontë që ndodhi në hënë pak më parë dhe patëm frikë vërtet se mos ju kishte ndodhur ndonjë e keqe.»

«Për fat të keq e dashur, ka ndodhur vërtet diçka e keqe» tha Azakisi me një pamje të hidhëruar.

«Ja pra, e merrja me mend» tha Elisa. «Një zë brenda meje më thoshte diçka. Po ça ka ndodhur?»

«Ndodhi gjithçka krejt papritur.»

«Atëherë, do flasësh apo jo? Ec pra, mos na lër të rrimë nën tension. Na i thuaj të gjitha, tani.»

«Anija jonë nuk është më» i tha Azakisi me një frymë.

Të dy tokësorët u panë të shtangur për një çast. Pastaj qe Xheku që mori fjalën duke thënë «Po bën shaka? Çfarë do të thotë kjo që “nuk është më”?»

«Do të thotë se, në këtë moment, copëza më e madhe e Theosit mund të rrijë qetë qetë në majën e gishtit tënd tregues.»

«Po si është e mundur të ndodhë? Dhe pjesa tjetër e ekuipazhit ku gjendet? A janë mirë të gjithë?»

«Po, mirë janë, faleminderit. Tani ndodhen tek tre anijet e tjera dhe pas pak do të vijnë edhe ata këtu. Nëse nuk ju vjen keq, do të përgatisim këtu një strukturë emergjence dhe do të mundohemi të sistemohemi në ndonjë farë mënyre.»

«Po sigurisht, ça problemi ka» tha Xheku. «Do t’ju japim të gjithë ndihmën e mundshme. Nuk është fare nevoja ta kërkoni.»

«Si përfundim» shfryu Elisa e cila nuk po arrinte më të frenonte kureshtjen. «A do na e thuash apo jo se ça ka ndodhur aty lart?»

«Është një histori paksa e gjatë» tha Azakisi duke u vënë të ulej mbi një bidon llamarine të kthyer përmbys. «Rehatohuni.»

Pas nja dhjetë minutave, alieni u kishte rrëfyer atyre të gjithë historinë. Që nga humbja e sistemit të kontrollit në largësi, deri tek përpjekja për çaktivizimin e tij. Që nga pakujdesia e treguar për mosgjetjen e objektit të humbur, deri në riaktivizimin e papritur të instrumentit që kishte sjellë pastaj fillimin e proçedurës së vetëshkatërrimit.

«Po është e pabesueshme» u shpreh Elisa gjithë habi. «Kush mund të ketë qenë ai që shkaktoi një katastrofë të tillë?»

«Ka të ngjarë» tha Azakisi «që dikush ta ketë gjetur atë objektin e çuditshëm dhe i është vënë punës për të studiuar karakteristikat e tij. Pastaj do ketë gjetur ndonjë informacion në mes të miliona të dhënave që kemi shkarkuar në serverat tuaj, pra në njëfarë mënyre, do ketë arritur që ta ndezë përsëri, duke shkaktuar atë që tashmë dihet.»

«Ça dreqin» murmuriti koloneli i mërzitur. «Ngjan si një histori aq absurde... Dhe ju, duke e ditur rrezikshmërinë e një pajisjeje të tillë, nuk bëtë asgjë për ta gjetur prapë?»

«Faji qe i imi» tha Petri, duke u futur në diskutim. «Besoja se e kisha çaktivizuar plotësisht dhe mendoja se asnjë tokësor, edhe nëse do ta kishte gjetur prapë, nuk do të qe në gjendje ta riaktivizonte.»

«Ndërsa në fakt ndodhi» shtoi Xheku. «A e keni idenë se ku ua kanë marrë?»

«Sinqerisht pandehnim se e kishim humbur gjatë rikuperimit të kristalit të Zenios por, me shumë gjasa, duhet të ketë përfunduar në ndonjë vend shumë më të populluar. Aty poshtë nuk kishte asnjeri.»

«Zak, më erdhi një mendim» thirri Petri duke u ngritur në këmbë. «Besoj se, duke u përpjekur pak, ndoshta mund të rikthehemi te momenti kur pulti i kontrollit u zhduk nga rripi yt i mesit.»

«Tashmë nuk ka edhe aq rëndësi por duhet të them se edhe unë jam pak kureshtar.»

«Në rregull. Atëherë para së gjithash, të shohim që të informojmë të Moshuarit mbi situatën tonë dhe sapo të kemi mbaruar me këtë, do të përpiqem ta gjej këtë informacion.»

«Elisa» foli atëherë Azakisi. «Për fat të keq i vetmi H^COM që kishim, përfundoi copë e çikë bashkë me Theosin. A do mund të na jepje atë që të lamë para se të niseshim?»

«Po thua për kokoren? Sigurisht që po. Po e sjell menjëherë.»

«Për fat të keq, gjendja është e rëndë» pëshpëriti Azakisi i kthyer nga koloneli, sapo Elisa u largua aq sa nuk mundej të dëgjonte dot. «Edhe nëse arrijmë të lidhemi me të Moshuarit, mundësitë që kemi për t’u kthyer në planetin tonë praktikisht janë zero.»

«Por nuk mund të dërgojnë dikë që t’ju marrë? Edhe Zaneki ka një anije si e juaja apo gaboj?»

«Për fat të keq motorët e anijes së tij janë shumë më pak të fuqishëm se të anijes sonë. Prandaj dhe iu desh në fakt që të nisej menjëherë pas kalimit të Kodonit. Nëse nuk do të nisej në atë moment, nuk do të ishte më në gjendje të kapte Nibirun që po largohej me shpejtësi. Ne mundëm të qëndronim këtu shumë më shumë pikërisht në sajë të motorëve tanë eksperimentalë. Për fat të keq, Theosi ishte i vetmi nga flota jonë që kishte motorë të atij lloji. Prodhimi dhe montimi i dy motorëve të rinj mund të kërkonte shumë shumë kohë. Shumë shumë nga koha “jonë”.»

«Do të thuash se mund të qëndroni këtu deri në kalimin e ardhshëm të Nibirut?»

«Ja ku është» u shpreh Elisa ndërkohë që kthehej me shpejtësi në drejtim të tyre.

«Për fat të keq, po Xhek» tha Azakisi nën zë, ndërkohë që ngrihej për të marrë kokoren H^COM që po ia jepte arkeologia.

«Faleminderit Elisa» foli alieni dhe e vuri në kokë. «Të shohim nëse funksionon.»

«Me thënë të drejtën e provuam edhe ne por nuk arritëm të flisnim me ndokënd.»

«Janë punët e mikut tim» komentoi Azakisi duke parë në drejtim të Petrit. « Çdo gjë që bën ai, asnjëherë nuk punon.»

«Simpatik si gjithmonë» iu përgjigj Petri me një pamje serioze. «Do ta kujtoj kur të më kërkosh që të sistemoj banjën tënde.»

«Tamam» tha Elisa duke vënë buzën në gaz. «E kujtoj mirë se si funksionojnë banjat tuaja. Një eksperiencë me të vërtetë e paharrueshme.»

Të katër së bashku shpërthyen duke qeshur me zë të lartë, ku pas saj, Petri i mori kokoren Azakisit nga duart dhe tha «Prit, ore mosmirënjohës. Më parë duhet të ndryshoj modalitetin. Sistemi ishte programuar për të na telefonuar neve tek Theosi i shkretë dhe nuk besoj se mund të përgjigjet dikush atje.»

Alieni u mor për pak kohë me komandat e H^COM-it portabël pastaj, kur u kënaq me funksionimin e tij, ia kaloi prapë shokut duke i thënë «Provoje tani. Të shpresojmë se nuk më ka tradhtuar kujtesa dhe të arrij ta konfiguroj për t’u lidhur me personin që duhet.»

Azakisi nuk pati fare dyshime për kujtesën e mikut dhe vuri kokoren në kokë. Shtypi butonin e ndezjes dhe priti gjithë durim. Kaloi thuajse një minutë para se pamja tredimensionale e fytyrës kockore të shefit të tij I Moshuari të projektohej direkt në retinën e syve të tij paksa të lodhur.

«Azakis, është kënaqësi të të shoh» i foli interlokutori tullac duke ngritur krahun e djathtë të hollë në shenjë përshëndetjeje. «Po nga po më merr? Figura jote po më shfaqet shumë e pazakontë dhe e shtrembëruar.»

«Është një histori e gjatë» iu përgjigj alieni. «Ajo që po përdor tani është një pajisje e rastit për komunikimet në largësi të madhe.»

«Pra ti nuk qenke në anijen tënde? Mos më thuaj që nuk jeni nisur akoma. A e di apo jo, se kufiri kohor për të na arritur është tashmë drejt fundit?»

«Pikërisht për këtë doja t’ju flisja.» Bëri një pauzë të shkurtër për të gjetur fjalët më të përshtatshme pastaj vazhdoi duke thënë «Ndodhi diçka e papritur... Anija jonë nuk është më.»

«Si nuk është më? Çfarë do të thuash?»

«U hodh në erë. U aktivizua sistemi i vetëshkatërrimit dhe arritëm në kohë që të shpëtonim kokën para se të përfundonte copa copa.»

«Por atë proçedurë mund ta aktivizoje vetëm ti me sistemin tënd të kontrollit në largësi. Si ka mundësi të ndodhë një gjë e tillë?» pyeti i Moshuari i shtangur.

«Le të themi se ndodhën disa gjëra njëra pas tjetrës, ku në një moment duhet të më ketë rënë pulti i kontrollit në largësi.»

«Dhe dikush tjetër e ka gjetur dhe e ka aktivizuar në vendin tënd?»

«Nuk kemi mundur akoma të zbulojmë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë por kjo është konkretisht e mundur.»

«Po tani? Çfarë mendoni të bëni për t’u kthyer përsëri?»

«Pikërisht për këtë arsye jemi lidhur me ju. Do të kishim nevojë për një zgjidhje të mirë dhe të shpejtë lidhur me këtë problem të vogël.»

«Të vogël?» ia ktheu i Moshuari duke kërcyer në këmbë me një zhdërvjelltësi që të habiste. «A e kupton se çfarë po thua? Dritarja kohore është gati në kufirin maksimal. Duhej të ishit nisur tashmë dhe ti më thua se Theosi nuk është më dhe se praktikisht keni ngelur të bllokuar në tokë. Çfarë duhet të bëjmë ne tani?»

«Bah, e nga ta di. Ju jeni të Moshuarit. Kemi besim se, me përvojën dhe mençurinë tuaj të jashtëzakonshme, mund të na ndihmoni që të dalim nga kjo situatë e pakëndshme.»

Bashkëbiseduesi vajti të ulej duke u lëshuar rëndë rëndë mbi kolltukun e tij të butë ngjyrë gri, mbështeti bërrylat në tavolinën që kishte përpara, dhe vuri duart në mes të flokëve të bardhë dhe të gjatë duke qëndruar në heshtje absolute. Ndenji palëvizur për disa sekonda pastaj ngriti përsëri vështrimin dhe tha «Do të kërkoj mbledhjen sa më shpejt të Këshillit dhe do të vë në punë të gjithë Ekspertët