Rikthim në Tokë - Aventurat e Azakisit dhe Petrit - Gentian Cane - ebook
Opis

"Po ktheheshim. Kishte kaluar veç një vit i ynë diellor që prej kohës kur kishim qenë të detyruar të braktisnim me nxitim dhe zemërim planetin por për ta, në vite tokësorë, kishin kaluar 3.600. Çfarë kishim gjetur?”Nibiru, planeti i dymbëdhjetë i sistemit tonë diellor, ka një orbitë jashtëzakonisht eliptike, retrograda dhe shumë më të madhe nga të gjithë të tjerët.Në fakt, përfundimi i një rrotullimi të plotë rreth Diellit atij i zgjat rreth 3.600 vite. Banorët e tij, duke përfituar nga ky afrim ciklik, me qindra deri mijëra vite, na kanë vizituar në mënyrë sistematike, duke ndikuar çdo herë në kulturën, njohjet, teknologjinë madje dhe në vetë  evolucionin e racës njerëzore.Paraardhësit tanë i kanë quajtur në shumë mënyra, por ndoshta emri që më tepër i personifikon ata, është “Zotat”.Azakisi dhe Petri, dy banorë simpatikë të këtij planeti të çuditshëm, në bordin e anijes së tyre kozmike Theos, po kthehen në Tokë për të rikuperuar një detyrë misterioze dhe shumë të çmuar që është lënë e fshehur herën e fundit që kanë qenë këtu.Një rrëfim magjepsës, gjithë humor por edhe plot me pasigurira dhe me rishtjellime të ngjarjeve historike që do të mund t’ju trazojë.    

Ebooka przeczytasz w aplikacjach Legimi na:

Androidzie
iOS
czytnikach certyfikowanych
przez Legimi
Windows
10
Windows
Phone

Liczba stron: 384

Odsłuch ebooka (TTS) dostepny w abonamencie „ebooki+audiobooki bez limitu” w aplikacjach Legimi na:

Androidzie
iOS

Danilo Clementoni

Rikthim në Tokë

Aventurat e Azakisit dhe Petrit

Titulli origjinal:Il ritornoPërkthyer nga: Gentian CanePublikuar nga: Tektime

Ky libër është një vepër e fantazisë. Emrat, personazhet, vendet dhe organizatat  e cituara janë fryt i imagjinatës së autorit dhe kanë për qëllim t’i japin vërtetësi rrëfimit. Çfarëdo analogjie me faktet apo me njerëz realë, të gjallë apo jo të gjallë  është krejtësisht rastësore.

RIKTHIM NȄ TOKȄ

E drejta e autorit © 2013 Danilo Clementoni

Botimet: nëntor 2013

Redaktuar dhe shtypur në mënyrë të pavarur

facebook: www.facebook.com/libroilritorno

blog: dclementoni.blogspot.it

e-mail:[email protected]

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet në ndonjë mënyrë, përfshi çfarëdo lloj sistemi mekanik dhe elektronik, pa autorizim paraprak me shkrim nga Botuesi, përveç përjashtimeve të bëra për pasazhe të shkurtra me qëllim rishikimi.

Bashkëshortes sime dhe djalit tim për durimin që kanë pasur në përballjet e mia dhe për të gjitha sugjerimet e çmuara që më kanë dhënë, duke kontribuar për të arritur më të mirën si për mua ashtu edhe për këtë roman.

Një falenderim i veçantë për të gjithë miqtë e mi që vazhdimisht më kanë mbështetur dhe inkurajuar për të vazhduar përpara në  përfundimin e kësaj vepre që ndoshta, pa ta, nuk do të kishte dalë kurrë në dritë.

Do të doja të falenderoja përkthyesin tim, z.Gentian Cane, për bashkëpunimin, pasionin dhe profesionalizmin që ka demonstruar në finalizimin e këtij përkthimi.

Tabela e përmbajtjes

Parathënie 1

Anija kozmike Theos – 1.000.000 Km nga Jupiteri 3

Planeti Tokë – Tell el-Mukayyar – Irak 7

Anija kozmike Theos – Orbita e Jupiterit 13

Nasiria – Hoteli 17

Anija kozmike Theos – Alarm në afërsi 21

Nasiria – Restoranti Masgouf 25

Anija kozmike Theos – Objekti misterioz 31

Nasiria – Darka 37

Anija kozmike Theos – Analiza e të dhënave 45

Nasiria – Pas darke 49

Anija kozmike Theos – Të Moshuarit 61

Nasiria – Rizgjimi 67

Anija kozmike Theos – Imazhet nga Toka 75

Tell el-Mukayyar – Gërmimet 87

Anija kozmike Theos – Zbulimi i tmerrshëm 97

Tell el-Mukayyar – Sarkofagu 103

Anija kozmike Theos – Zona e asteroideve 117

Tell el-Mukayyar – Inkursioni gjatë natës 123

Anija kozmike Theos – Pamja mbi Mars 131

Tell el-Mukayyar – Surpriza e natës 139

Anija kozmike Theos – Orbita tokësore 145

Tell el-Mukayyar – Demaskimi 153

Anija kozmike Theos – Përgatitjet finale 167

Tell el-Mukayyar – Katër rojtarët flakërues 173

Tell el-Mukayyar – Kontakti 187

Tell el-Mukayyar – Rimarrja 199

Anija kozmike Theos – Mysafirë në bord 215

Anija kozmike Theos – Rrëfimi 223

Referencat bibliografike 231

"Po ktheheshim. Kishte kaluar veç një vit i ynë diellor që prej kohës kur kishim qenë të detyruar të braktisnim me nxitim dhe zemërim planetin por për ta, në vite tokësorë, kishin kaluar 3.600. Çfarë kishim gjetur?”

Parathënie

Planeti i dymbëdhjetë, Nibiru (planeti i pasazhit) siç u quajt kështu nga Sumerët ose Marduku (mbreti i qiejve) siç u ripagëzua nga Babilonasit, është në realitet një trup qiellor që rrotullohet rreth diellit tonë me një periudhë prej 3.600 vitesh. Orbita e tij është mjaft eliptike, retrograda (rrotullohet rreth diellit në kah të kundërt nga të gjithë planetët e tjerë) dhe është shumë e pjerrët  në planin e sistemit tonë diellor.

Secili nga afrimet e tij ciklike ka shkaktuar pothuaj gjithmonë tronditje shumë të mëdha ndërplanetare në sistemin tonë diellor si tek orbitat, ashtu edhe tek struktura e planetëve të cilët ishin pjesë e tij. Veçanërisht, shumë kohë përpara tamam në një prej disa kalimeve të tij më të potershme planeti madhështor Tiamat, i ndodhur mes Marsit dhe Jupiterit, me një masë rreth nëntë herë nga ajo e Tokës aktuale, i pasur në ujë dhe i përbërë nga njëmbëdhjetë satelitë, u shkatërrua nga një  përplasje legjendare. Një nga shtatë hënat orbitante tëNibirut goditi Tiamatin gjigand duke e thyer në dysh dhe duke i detyruar të dy trupat të zhvendosen mbi orbita të ndryshme. Në pasazhin e ardhshëm (“dita e dytë” e Xhenesit), satelitët e mbetur të Nibirut pushuan aktivitetin e tyre, duke shkatërruar plotësisht një nga dy pjesët e formuara në goditjen e parë. Mbetjet e gjeneruara nga impaktet e shumëfishta krijuan pjesërisht atë që sot e njohim si “tërheqja e asteroideve” apo “Krahthi i Dërrmuar” siç ishte quajtur kështu nga Sumerët dhe u përpinë njëfarësoj nga planetet e afërt. Në mënyrë të veçantë, Jupiteri kohë përpara arriti të kapte shumicën e mbetjeve, duke rritur kësisoj masën e vet në mënyrë të konsiderueshme.

Satelitët shkaktarë të katastrofës, përshirë ata të mbijetuar nga ish-Tiamati, në pjesën më të madhe “u degdisën larg” mbi orbitat e jashtme, duke formuar ato që sot i quajmë si “kometa”. Ndërsa pjesa që shpëtoi në pasazhin e dytë u vendos në një orbitë stabël midis Marsit dhe Venusit, duke e zhvendosur mbrapa satelitin e fundit të mbetur dhe duke shkuar kësisoj drejt formimit të asaj që ne sot e njohim si Toka, së bashku me shoqen e saj të pandashme Hënën.

Shenja e shkaktuar nga ai impakt kozmik, i verifikuar rreth 4 miliardë vite më përpara, është akoma edhe sot pjesërisht i dukshëm. Pjesa e çjerrë e planetit aktualisht është krejtësisht e mbuluar nga ujërat e atij që sot quhet Oqeani Paqësor. Ai zë rreth një të tretën e sipërfaqes së tokës më një shtrirje prej më shumë se 179 milionë kilometër katrorë. Në tërë këtë sipërfaqe të pafundme praktikisht nuk ka prezencë të tokave mbi nivelin e detit, por vetëm një gropë të madhe që shtrihet deri në thellësi që i kalon dhjetë kilometrat.

Aktualisht Nibiru, si konfiguracion, është shumë i ngjashëm me Tokën. Në dy të tretat e tij është i mbuluar nga ujërat, ndërkohë që pjesa tjetër përbëhet nga një kontinent i vetëm që shtrihet nga veriu në jug, me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 100 milionë kilometra katrorë. Disa nga banorët e tij, prej qindra deri mijëra vitesh, duke përfituar nga afrimi ciklik i planetit të tyre me tonin, kanë bërë vizita në mënyrë sistematike, duke ndikuar çdo herë në kulturën, njohjet, teknologjinë dhe madje në vetë evolucionin e racës njerëzore. Paraardhësit tanë i kanë quajtur  në shumë mënyra, por ndoshta emri që i personifikon ata më tepër është “Zotat”.                   

Anija kozmike Theos – 1.000.000 Km nga Jupiteri

Azakisi ishte shtrirë rehatshëm sa gjatë e gjerë në kolltukun e tij të errët dhe të vetëmykur, të cilin një mik i vjetër Artizan që e kishte bërë me duart e veta, kishte dashur t’ia dhuronte atij vite më përpara me rastin e misionit të tij të parë ndërplanetar. “Ty do të të sjellë fat,” i kishte thënë atij atë ditë. “Do të të ndihmojë që të çlodhesh dhe të marrësh vendimet e duhura kur të kesh nevojë. Dhe në fakt, i ulur aty, ai kishte marrë disa vendime që atëherë dhe fati kishte qenë shpesh në anën e tij. Dhe kështu kishte vepruar gjithmonë në mënyrë që të risillte atë kujtim të shtrenjtë, pavarësisht shumë prej rregullave që do ta kishin penguar për ta përdorur, veçanërisht në një anije kozmike të tipit Bousen-1 si ajo në të cilën ai tanimë gjendej brenda.

Një shtëllungë e hollë tymi në nuancë blu u ngrit shpejt dhe pingulthi nga cigarja që ai mbante midis dy gishtave të parë në dorën e tij të djathtë, ndërkohë që me vështrimin ngultas, përpiqej që të ndiqte 4,2 UA1që akoma e ndante atë nga vendmbërritja. Megjithëse tashmë kishte disa vite që ndërmerrte të tilla udhëtime, hijeshia e errësirës që e rrethonte dhe me mijëra yjet që e pikëlonin atë, ishin ende në gjendje që të rroknin mendimet e tij. Hyrja e madhe në formë vezake tamam përpara tij i lejonte një pamje të plotë në drejtim të udhëtimit, dhe ai gjithmonë rrinte i habitur sesi ajo forcë tepër e lehtë e fushës vektoriale ishte në gjendje që ta mbronte atë nga i ftohti yjësor i hapësirës, të pengonte ajrin të dilte jashtë krejt papritur, i gëlltitur nga zbrazëtira absolute e jashtme. Vdekja do të ishte pothuajse e menjëhershme.

I futi një të thithur të shpejtë cigares së gjatë dhe vazhdoi që të sodiste pamjen holografike drejt përpara, në të cilën shfaqej fytyra e lodhur dhe e parruar e shokut të tij të udhëtimit, që në pjesën tjetër të anijes, po riparonte sistemin e kontrollit të tubave të shkarkimit. Ai po argëtohej paksa tek shtrembëronte imazhin duke fryrë në mes tymin që sapo kishte thithur, duke krijuar kështu një efekt valëzues që aq shumë i kujtonte atij lëvizjet e lakuara të kërcimtareve sensuale, të cilat ai kishte vajtur shpesh për t’i parë kur kthehej më në fund në shtëpinë e vet dhe kur mundej që t’i gëzohej paksa një çlodhjeje të merituar.

Petri, miku dhe shoku i tij i aventurës, tashmë ishte rreth tridhjetë e dy vjeç dhe ky ishte misioni i tij i katërt i këtij lloji.

Busti i tij i fortë dhe imponues gjithmonë ngjallte shumë respekt tek të gjithë ata që takonte. Sy të zinj si hapësira kozmike, flokë të errët, të gjatë e të çrregullt që i arrinin deri tek shpatullat, i gjatë pothuajse dy metra e tridhjetë, kraharori dhe krahu i tij mund të ngrinin pa mundim një Nebir2të madh, por prapëseprapë ai kishte akoma shpirtin e një fëmije. Ishte në gjendje të emocionohej  duke parë tek çelte një lule e Soel3, mund të rrinte i ngazëllyer për orë të tëra duke vështruar valët e detit ndërkohë që përplaseshin në brigjet e fildishta të Gjirit të Saraanit4. Një person i jashtëzakonshëm, i besuar, besnik, i gatshëm për të dhënë jetën e vet për të pa asnjë ngurrim. Nuk do të ishte nisur kurrë nëse nuk do të kishte patur Petrin në krah. Ishte i vetmi në botë të cilit i besonte verbërisht dhe që kurrë nuk do ta kishte tradhtuar.

Motorët e anijes, tashmë gati për të eksploruar në brendësi të sistemit diellor, i përcillnin atij zhurmën kërkëllitëse të qetë, dhe klasike dyfazore. Në veshët e tij të stërvitur, ai tingull konfirmonte që çdo gjë po shkonte perfekt. Me ndjeshmërinë e tij të të dëgjuarit do të kishte qenë në gjendje që të kapte një oshilacion tek tubat e brendshëm edhe në vetëm 0,0001 Lasig, shumë më përpara se ta konstatonte vetë sistemi tepër i sofistikuar i kontrollit të automatizuar. Prandaj dhe për këtë i ishte dhënë e drejta, që shumë i ri, të komandonte një anije të tipit Pegasus.  

Shumë prej shokëve të tij të kursit do të kishin dhënë krahun e tyre të djathtë për të qenë aty në vend të tij. Por tanimë aty ishte ai.

Impianti intraokular O^COM bënte kthjellimin përpara tij të itinerarit të ri të përllogaritur. Ishte e jashtëzakonshme sesi një objekt në shumë pak mikronë mund të kryente tërë ato funksione. I futur direkt në nervin optik, ishte në gjendje të shfaqte një panel të tërë kontrolli, duke mbivendosur imazhin e asaj që e kishte realisht përpara. Në fillim, nuk kishte qenë vërtet e lehtë të mësohej më atë pajisje të çuditshme, dhe më shumë se një herë të përzierit i kishte rrezikuar që të merrte veten. Kurse tani, nuk mundte që të bënte dot pa të.

I tërë sistemi diellor rrotullohej përreth tij në të gjithë madhështinë e vet tërheqëse. Pika e vogël blu, në afërsi të Jupiterit gjigand, përfaqësonte vendndodhjen e anijes së tij dhe vija e hollë e kuqe, pak më e lakuar se më përpara dhe e zbehur tashmë, tregonte trajektoren e re të afrimit me Tokën.

Forca e rëndesës e planetit më të madh të sistemit ishte impresionuese. Detyrimisht do të duhej të qëndronin nga një largësi e sigurtë dhe vetëm fuqia e dy motorëve Bousen, do të kishte lejuar që Theosi t’i shpëtonte atij përqafimi vdekjeprurës.

«Azakis»  klithi komunikuesi portabël mbështetur tek paneli i  kontrollit përpara. «Duhet të verifikonim gjendjen e xhuntove në kabinën gjashtë.»

«Akoma nuk e ke bërë?» iu përgjigj me pamje prej shakaxhiu, për të cilën ishte i sigurt që do ta kishte zemëruar mikun e tij.

«Hidhe atë cigare të qelbur dhe hajde më jep një dorë!”» gërthiti Petri.

E dinte.  

Ia kishte dalë që ta nervozonte dhe i gëzohej si të marrët.

«Ja ku jam, ja ku jam. Po vij miku im, mos u nxeh.»

«Lëviz, ka katër orë që po qëndroj në mes të këtij mundimi dhe vërtet që nuk jam në humor për të bërë shaka.»

Grindavec si gjithmonë, por asgjë dhe askush nuk do të mundte që ta ndante prej tij.

Njiheshin që nga fëmijëria. Ishte vetë ai që e shpëtonte më shumë se një herë nga një rrahje e sigurt (që fëmijë ishte shumë më i madh në trup nga të tjerët), duke ndërmjetësuar me imponimin e vet të respektueshëm midis mikut të tij dhe bandës së vetme të garipave, nga e cila ishte pothuaj gjithmonë në shënjestër.  

Që në djalëri Azakisi nuk ishte sigurisht tipi që personat tërheqës të seksit të kundërt do ta kishin afruar për ta njohur. Vishej gjithmonë mjaft shkujdesur, me flokë të rruar, fizik të hollë, i lidhur pashtershmërisht pas Rete5 nga e cila thithte me miliona informacione në një shpejtësi dhjetë herë më të lartë se mesatarja. Tashmë brenda dhjetë viteve, në sajë të rezultateve të jashtëzakonshme në studime, kishte arritur një akses të nivelit C, duke pasur kështu mundësinë që t’u afrohej njohurive të paprekura nga pothuajse të gjithë bashkëmoshatarët e vet. Impianti nervor N^COM, që i garantonte këtë lloj aksesi, sidoqoftë kishte ndonjë minus të vogël. Gjatë fazave të përvetësimit, përqendrimi duhet të ishte gati absolut dhe, duke qenë se pjesa më e madhe e kohës i kalonte kësisoj, praktikisht kishte gjithmonë një pamje të hutuar, me vështrimin e ngulët të humbur në zbrazëtirë, krejtësisht të huaj ndaj gjithçkaje që i ndodhte përreth. Me thënë të vërtetën, ekzistonte një mendim i përgjithshëm që, në kundërshtim me atë çka deklaronin të Moshuarit, ai ishte paksa i vonuar.

Për atë kjo nuk kishte rëndësi.  

Etja e tij për dije nuk kishte kufij. Edhe netëve rrinte i azhornuar dhe, ndonëse në gjumë kapaciteti i përvetësimit, i nevojshëm për një përqendrim absolut, do të reduktohej në një 1% të papërfillshëm, nuk do të donte të harxhonte kot as edhe një çast të vetëm nga jeta, pa patur mundësinë që të zgjeronte horizontin e vet kulturor.   

U ngrit duke përvijuar një buzëqeshje të butë dhe u drejtua për nga kabina gjashtë, ku po e priste miku i tij.

Planeti Tokë – Tell el-Mukayyar – Irak

Elisa Hanter po përpiqej për të kushedisatën herë që të thante pikëzat e mallkuara të djersës që, nga balli, vazhdonin t’i binin lehtë lehtë mbi hundë, për të rënë pastaj fluturim poshtë saj në rërën e zjarrtë. Kishte tashmë disa orë që po rrinte në gjunjë, me të pandarën e saj Trowel Marshalltown6, duke gërvishtur tokën me delikatesë, në tratativë për të sjellë në dritë, pa e dëmtuar, atë që me të vërtetë dukej se kishte qenë kapaku i një guri varri. Sidoqoftë, ajo tezë nuk e kishte bindur aspak që në fillim. Në afërsitë e Ziqquratit të Urit7, ku që prej dy muajsh, falë famës së saj si arkeologe dhe eksperte në njohjen e gjuhës sumerike, i ishte lejuar që të punonte, varre ishin gjetur shumë, qysh prej gërmimeve të para arkeologjike të bëra në fillimet e shekullit të XX, por që asnjëherë, në asnjërën prej tyre, nuk ishte zbuluar një punim dore i këtij lloji. Duke pasur parasysh formën e veçantë katrore dhe dimensionet e konsiderueshme, më shumë se një sarkofag, i ngjante “një kapaku” të ndonjë lloj ene varrosur aty mijëra vjet përpara, për të ruajtur a fshehur kushedi se çfarë.  

Për fat të keq, duke qenë se, për momentin, kishte nxjerrë në sipërfaqe vetëm një copëz nga pjesa e sipërme, akoma nuk kishte qenë në gjendje ta përcaktonte, gjë që do mundte kur ena në fjalë, të mund të ishte lart. Gdhendjet në formë pyke që vishnin të gjithë sipërfaqen e dukshme të kapakut, nuk ngjanin me ndonjë gjë që ta kishte parë ndonjëherë më përpara.   

Për t’i deshifruar do të duheshin ditë të tëra dhe po aq netë pa gjumë.

«Profesoreshë.»

Elisa ngriti kokën dhe, duke zgjatur ndërkohë dorën e saj të djathtë mbi sy për t’u mbrojtur nga dielli, pa ndihmësin e saj Hishamin, tek vinte drejt saj me hapa të shpejtë.

«Profesoreshë» përsëriti burri «ka një telefonatë për ju nga qendra. Duket urgjente. »

«Erdha. Faleminderit Hisham.»

Përfitoi nga pushimi i detyruar për t’i lejuar vetes një gllënjkë ujë, pothuaj i zierë tashmë, nga pagurja që e merrte gjithmonë me vete të lidhur te rripi.

Një telefonatë nga qendra... Kjo mund të nënkuptonte që rrugës ka vetëm telashe...

U ngrit, u dha një të goditur me pëllëmbë pantallonave duke ngritur retë e shumta të pluhurit dhe u nis me vendosmëri drejt tendës që shërbente si qendër mbështetëse për kërkimet.

Hapi zinxhirin që mbante gjysëm të mbyllur tendën e kampit dhe hyri. Priti pak derisa sytë t’i mësoheshin me ndryshimin e dritës, po prapë kjo gjë nuk e pengoi që të njihte, në ekran, fytyrën e kolonel Xhek Hadson i cili, me një pamje jodashamirëse, vështronte kot ngultas në pritje të një përgjigjeje prej saj.

Koloneli ishte zyrtarisht përgjegjësi i skuadrës strategjike të antiterrorit të qendrës në Nasiria por detyra e tij efektive, ishte ajo e kordinimit të një serie kërkimesh shkencore të urdhëruara dhe të kontrolluara nga një departament misterioz ELSAD8. Një departament i tillë ishte i rrethuar nga misteri i vetëm që mbështjell të gjitha strukturat e këtij lloji. Pothuaj askush nuk i dinte me saktësi qëllimet dhe objektivat e gjithë organizmit. Dihej vetëm se komanda operative përgjigjej drejtpërdrejt tek Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fundja Elisës nuk i interesonte shumë nga e gjithë kjo. Arsyeja e vërtetë për të cilën kishte vendosur të pranonte ofertën për pjesëmarrje në një nga misionet, ishte që më në fund do të kishte mundësi që të kthehej tek vendet që i dashuronte më shumë në botë, duke bërë punën që i pëlqente sa s’thuhet dhe në të cilën, pavarësisht moshës së saj relativisht të re (30 vjeç), ishte një nga më të aftat dhe më të vlerësuarat e fushës.  

«Mirëmbrëma kolonel» i tha duke nxjerrë në pah buzëqeshjen e saj më të këndshme. «Për çfarë kam nderin?»

«Profesoresha Hanter, mjaft me këto ojna. E dini shumë mirë arsyen për të cilën po ju thërras. Leja që ju është dhënë për të përfunduar punimet tuaja ka skaduar që prej dy ditësh dhe kështu që ju nuk mund të qëndroni më aty.»

Zëri i tij ishte i prerë dhe i vendosur. Këtë herë, as pamja e tij e padiskutueshme nuk do të ishte mjaftueshëm për t’i shkëputur ndonjë zgjatje të fundit të afatit. Vendosi kështu që të luante kartën e saj të fundit.

Që prej kohës kur koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kishte marrë vendimin në 23 mars 2003 për të pushtuar Irakun, me qëllimin e qartë për të rrëzuar nga pushteti diktatorin Saddam Hussein, i akuzuar për zotërimin e armëve të asgjësimit në masë (akuza rezultoi më pas si e pabazë) dhe për mbështetjen e terrorizmit islamik, në Irak, të gjitha kërkimet arkaeologjike, tashmë tepër të vështira në kohë paqe, përjetuan një ndërprerje të menjëhershme. Vetëm fundi zyrtar i këtyre konflikteve, që ndodhi në 15 prill 2003, kishte rindezur shpresën e të gjithë arkeologëve nga e gjithë bota, për të pasur mundësi që t’u riafrohen një prej vendeve nga ku, me sa duket, ishin zhvilluar qytetërimet më të lashta në histori dhe më pas kishin përhapur kulturën e tyre në tërë globin tokësor. Vendimi më pas i autoriteteve irakene, në fundin e vitit 2011, për të nisur përsëri gërmimet arkeologjike në disa vende me vlera të paçmuara historike me qëllim “për të vazhduar ruajtjen e trashëgimnisë së vet kulturore”, e kishte kthyer më në fund shpresën në siguri. Nën mburojën e OKB-së  dhe shumë autorizimeve paraprake të firmosura dhe rifirmosura nga një numër i parrëfyeshëm “autoritetesh”, disa grupe kërkuesish të përzgjedhur dhe të mbikqyrur nga komisione specifikisht të angazhuara, do të kishin mundësi të vepronin, në kohë të kufizuara, në zonat kryesore arkeologjike të interesit brenda territorit iraken.

«I dashur kolonel» i tha, duke u afruar sa më shumë që mundej drejt webkameras, në mënyrë që sytë e saj të mëdhenj dhe jeshilë si smerald të mund të kishin efektin që shpresonte. «Ju keni plotësisht të drejtë.»

E dinte mirë që po t’i jepte fillimisht të drejtë interlokutorit, ai do të bëhej shumë më i predispozuar.   

«Por tanimë jemi kaq afër.»

«Afër me çfarë?»  gërthiti koloneli duke u ngritur nga karrigia dhe duke mbështetur grushtat mbi tryezën e punës. «Ka javë që më përsërit të njëjtin refren. Nuk jam më i predispozuar që të të besoj pa parë me sytë e mi diçka konkrete.»

«Nëse do të kem nderin që të më bëni shoqëri sonte mbrëma në darkë, do të jem e lumtur të tregoj diçka që do t’ju bëjë të besoni sërish. Si thoni? »

Dhëmbët e saj tepër të bardhë që vunë në dukje një buzëqeshje të mrekullueshme dhe kalimi i dorës mes flokëve të verdha të gjata, e bënë të vetën. Ishte e sigurt që e kishte bindur.

Koloneli rrudhi vetullat duke u përpjekur të mbante një vështrim të zemëruar, por edhe ai vetë e dinte më së miri që nuk do t’i kishte rezistuar atij propozimi. Elisa gjithmonë i kishte pëlqyer disi dhe një darkë e vogël e intrigonte shumë.

Fundja ai, pavarësisht dyzet e tetë viteve të tij, ishte akoma një burrë i pashëm. Fizik prej atleti, linja të theksuara, flokë të shkurtër të thinjur, vështrim të fortë dhe të vendosur i shoqëruar nga sy shumë të kaltër, një kulturë të përgjithshme të shkëlqyer që i lejonte atij të mbështeste diskutime mbi argumente të panumërt, të gjitha të bashkuara nën hijeshinë e padiskutueshme të uniformës, e bënin një eksponent të gjinisë mashkullore akoma shumë “interesant”.

«Ok» shfryu koloneli «por nëse sonte mbrëma nuk më sillni vërtet diçka konkrete, atëherë mund të filloni të mblidhni gjithë veglat tuaja dhe të përgatisni valixhet». U mundua të përdorte tonin më autoritar që dispononte, por kjo gjë nuk i doli shumë mirë.

«Në orën 8 të darkës të bëheni gati. Do të vijë një makinë që t’ju marrë tek hoteli» dhe e mbylli bisedën duke u penduar disi që nuk e kishte përshëndetur fare.

Dreq, duhet të shpejtoj. Më mbeten vetëm pak orë para së të bëhet errësirë.

«Hisham» bërtiti duke dalë nga tenda. «Shpejt, grumbullo të gjithë ekipin. Do të më duhet gjithë ndihma e mundshme.»

Përshkoi, me hapa të shpejtë, ato pak metra që e ndanin nga zona e gërmimeve, duke lënë pas vetes një sërë shtëllungash gjithë pluhur. Në pak minuta, të gjithë u grumbulluan rreth saj në pritje të urdhërave të saj.

«Ti, të lutem, hiqe rërën nga ajo qoshe» urdhëroi ajo duke treguar thepin e gurit që ishte më larg prej saj. «Ndihmoje dhe ti. Te lutem, bëni shumë kujdes. Nëse është ashtu siç mendoj, ky objekt do të na shpëtojë prapanicën. »

Anija kozmike Theos – Orbita e Jupiterit

Moduli sferik i transferimit të brendshëm, i vogël si përmasë por tepër i rehatshëm, po përshkonte me një shpejtësi mesatare prej rreth 10 m/s, në tubin numër tre, që do ta dërgonte Azakisin te hyrja e kabinës, pikërisht aty ku po e priste shoku i vet Petri.  

Theosi, edhe ai në formë sferike me një diametër prej nëntëdhjetë e gjashtë metra, ishte i përbërë nga tetëmbëdhjetë tuba cilindrikë, secili me një gjatësi prej pak më shumë se treqind metra, që, si meridianët, ishin ndërtuar me një largësi dhjetë gradë njëri nga tjetri dhe duke mbuluar të gjithë perimetrin. Secili nga njëzet e tre nivelet, katër metra të gjatë, me përjashtim të hambarit qendror të anijes, (niveli i njëmbëdhjetë) që ishte dyfishi i gjatësisë, mund të arrihej  lehtësisht në sajë të “ndalesave” që kishte çdo tub në secilin kat. Praktikisht, për të shkuar nga njëri skaj i anijes tek tjetri, mund të duheshin maksimumi pesëmbëdhjetë sekonda.

Frenimi i modulit u konstatua sakaq. Dera u hap me një fishkëllimë të lehtë dhe prapa saj u duk Petri, që qëndronte me këmbë të hapura dhe me krahë të kryqëzuara.  

«Ka orë të tëra që po pres» i tha me një ton shumë pak bindës. «Nuk mbarove së bllokuari filtrat e ajrit me atë gjë të shpifur me erë të keqe që mban gjithmonë pas vetes?» Aludimi që i bënte për cigaren ishte paksa i hollë.

Duke mos ia vënë veshin provokimit, me një buzëqeshje të lëhtë, Azakisi hoqi nga rripi analizuesin portabël dhe e aktivizoi me një gjest të gishtit të madh.

«Ma mbaj këtë dhe të shohim që të nxitojmë» i tha duke i kaluar me një dorë aparatin, ndërsa me tjetrën kërkonte që të fiksonte nga e djathta sensorin në brendësi të xhuntos. «Mbërritja është parashikuar për afro 58 orë dhe jam me të vërtetë shumë i merakosur. »

«Përse?»  e pyeti Petri me naivitet.

«Nuk e di. Sikur kam ndjesinë se po na pret një surprizë e pakëndshme.»

Instrumenti që mbante në dorë Petri filloi të shënonte një seri tingujsh në frekuenca të ndryshme. E vëzhgoi pa patur idenë më të vogël se çfarë donte të thoshte. Ngriti vështrimin ngultas drejt pamjes së shokut në kërkim të ndonjë shenje por nuk vuri re gjë. Azakisi, duke lëvizur me shumë kujdes, e çoi sensorin tek xhuntoja tjetër. Një tjetër mori tingujsh të padeshifrueshëm doli nga analizuesi. Heshtje paskëtaj. Azakisi ia la instrumentin shokut të vet, vëzhgoi me vëmendje rezultatet, më pas buzëqeshi.

«Gjithçka në rregull. Mund të vazhdojmë.»

Vetëm atëherë Petri e ndjeu se, vetëm për pak, kishte ndaluar së marri frymë. Nxori jashtë të gjithë ajrin dhe përjetoi menjëherë një sens çlodhjeje. Një defekt, qoftë dhe më i vogli, te një prej atyre xhuntove do të kishte mundur që të kompromentonte misionin në mënyrë të pakthyeshme, duke i detyruar të ktheheshin mbrapa sa më shpejt që të mundeshin. Ishte gjëja e fundit që do të kishin dëshiruar të bënin. Kurse tani thuajse ia dolën.

«Po shkoj të pastrohem» tha Petri duke u përpjekur që të shkundte ca pluhurin nga trupi «Kontrolli tek tubat e shkarkimit kështu është gjithmonë kaq...» dhe duke shtrembëruar buzën e sipërme shtoi  « formuese! »

Azakisi buzëqeshi. «Shihemi tek kabina e komandimit.»

Petri thirri kapsulën dhe një sekondë më pas ishte zhdukur.

Sistemi qendror njoftoi se orbita e Jupiterit ishte kaluar pa vështirësi dhe se po lëviznin pa problem në drejtim të Tokës. Me një lëvizje të lehtë por të shpejtë, të syve nga e djathta, Azakisi i kërkoi O^COM-it të tij që t’i tregonte sërish itinerarin.Pikëza blu që lëvizte mbi vijën e kuqe, tani ishte zhvendosur paksa drejt orbitës së Marsit. Count-down, që tregonte kohën e përllogaritur të mbërritjes, shënonte fiks 58 orë dhe shpejtësia e anijes ishte me 3.000 Km/sek. Ishte gjithmonë e më nervoz. Në fund të fundit, ajo ku po udhëtonin, ishte anija e parë kozmike e pajisur me motorët e rinj Bousen, të ideuar krejt ndryshe nga të mëparshmit. Projektuesit deklaronin se ata motorë do të ishin në gjendje që të shtynin anijen me një shpejtësi të afërt me një të dhjetën e shpejtësisë së dritës. Ende nuk ishte marrë guximi që të arrihej aq larg. Për momentin, 3.000 Km/sek, i dukej më se mjaftueshëm për një udhëtim të parë.

Nga pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e ekuipazhit që normalisht do të duhej që të ishin në bordin e Theos-it, për këtë mision të parë, ishin përzgjedhur vetëm tetë, përfshi Petrin dhe Azakisin. Arsyet e parashtruara nga Të Moshuarit nuk kishin qenë plotësisht bindëse. Ishin kufizuar duke trumbetuar që, duke parë natyrën e udhëtimit dhe vendmbërritjen, mund të evidentoheshin disa vështirësi dhe si rrjedhojë do të kishte qenë më mirë sikur mos të viheshin shumë jetë në rrezik në mënyrë të panevojshme.

Atëherë jemi ne ata që do sakrifikohemi? Ça dreq argumentesh. Gjithmonë kështu kishte për të përfunduar. Kush dërgohej kur qe fjala për të rrezikuar lëkurën? Azakisi dhe Petri.

Fundja, prirja e tyre drejt aventurës dhe aftësia e dukshme për zgjidhjen e situatave “të komplikuara”, u kishte dhënë mundësinë e përfitimit të shumë lehtësirave aspak të këqija.  

Azakisi jetonte në një ambient të bollshëm në qytetin e mrekullueshëm të Saaranit, i gjendur në jug të Kontinentit, e cila ishte përdorur deri pak kohë përpara, si depo nga Artizanët e qytetit. Ai, në sajë të “lehtësirave”, ia kishte dalë mbanë që ta fuste në pronësi dhe të kishte lejen për ta modifikuar sipas pëlqimit te vet.

Faqja jugore ishte zëvendësuar krejtësisht me një fushë të forcës vektoriale e njëjtë me atë që ishte përdorur në anijen kozmike, duke pasur si qëllim që ai të mund të sodiste, direkt nga kolltuku i vetëmykur dhe i pandarë, gjirin e mrekullueshëm teposhtë. Por në rast nevoje, e gjithë faqja mund të shndërrohej në një sistem gjigand tredimensional, në të cilin mund të shfaqeshin njëkohësisht deri në dymbëdhjetë transmetime sinkron të Rete-s. Më shumë se një herë, ky sistem i sofistikuar i kontrollit dhe drejtimit, i kishte lejuar që të mblidhte shumë para kohe, informacione vendimtare, duke i dhënë mundësi kështu që të zgjidhte në mënyrë gjeniale madje dhe problemet shumë serioze. Nuk do të mundej më që të tërhiqej.

Një shtesë e plotë që i ishte bërë ish-depos së vjetër, rezervonte brenda saj një koleksion me “suvenirë” të gjetura prej tij gjatë gjithë misioneve që kishte kryer në vite, duke udhëtuar nëpër hapësirë. Secili prej tyre i kujtonte diçka të veçantë dhe çdo herë që gjendej në mes të atij lëmshi absurd objektesh tejet të çuditshme, nuk mund të rrinte pa falenderuar fatin e tij të mirë e mbi të gjitha, shokun e tij besnik që, më shumë se një herë, i kishte shpëtuar jetën.

Kurse Petri nuk ishte i dashuruar pas teknologjisë së shtytjes, megjithëse gjithmonë shquhej dukshëm në studime. Edhe pse qe në gjendje të pilotonte pa vështirësi të gjithë llojet e avionëve në qarkullim, njihte perfekt çdo model arme dhe gjithë sistemet e komunikimit lokal dhe ndërplanetar, ai preferonte shpeshherë t’i besonte instiktit dhe aftësive manuale në zgjidhjen e problemeve që i dilnin përpara. Më shumë se një herë, me sytë e tij, e kishte parë se si në shumë pak kohë, një grumbull i paformë hekurash transformohej në një mjet lëvizës apo në një armë mbrojtëse të frikshme. Ishte e jashtëzakonshme, do të kishte mundur që të ndërtonte çfarëdolloj gjëje që t’i nevojitej. Për këtë me siguri i detyrohej pjesërisht asaj që i kishte transmetuar i ati brez pas brezi, Artizani mjeshtër i shkëlqyer, por mbi të gjitha, pasionit të tij tejet të madh për Artet. Që në djalëri, vërtet që kishte qenë gjithmonë  i mahnitur me atë sesi aftësitë manuale të Artizanëve arrinin të transformonin lëndën e zakonshme, në objekte të teknologjisë dhe dobisë së madhe, por duke lënë të paprekur “bukurinë” në brendësi të tyre.

Një tingull i bezdisshëm, me ndërprerje dhe me volum të lartë, e bëri që të hidhej përpjetë, duke e rikthyer menjëherë në realitet. Papritmas ishte aktivizuar alarmi automatik në afërsi.

Nasiria – Hoteli

Hoteli natyrisht që nuk ishte “me pesë yje”, por për këdo që ishte mësuar t’i kalonte javët në një tendë në mes të shkretëtirës, edhe vetëm një dush mund të konsiderohej luks. Elisa priti valën e nxehtë dhe çlodhëse që t’i vinte nga lart, e t’i masazhonte qafën dhe shpatullat. Dukej që trupi ia dëshironte pa masë pasi një varg i tërë drithërimash nga kënaqësia i përshkuan shpinën shumë herë.

E kuptojmë se sa rëndësi kanë disa gjëra, vetëm kur nuk i kemi më.

Vetëm pas dhjetë minutash vendosi që të dilte nga dushi. Avulli kishte mbështjellë pasqyrën që dukej qartë se ishte vendosur shtrembër. U përpoq që ta drejtonte, por sa e lëshoi, u rikthye sakaq në pozicionin e saj fillestar. Vendosi të mos merrej më me të. Me një cep të peshqirit pastroi ujin që i kishte mbetur në buzë dhe admiroi veten. Kur ishte më e re në moshë, shumë herë e kishin kontaktuar për të punuar si modele apo edhe si aktore. Ndoshta tani do të kishte qenë një divë e kinemasë apo gruaja e ndonjë futbollisti të pasur, por paratë nuk e kishin tërhequr më aq shumë. Preferonte të djersitej, të hante pluhur, të studionte tekste të vjetër dhe të vizitonte vende të humbura. Aventurën që e kishte pasur gjithnjë në gjak dhe emocionin që i dilte kur merrte mbetjet e një punimi dore të lashtë, ri-nxjerrja në dritë e gjurmëve të mijëvjeçarëve më përpara, nuk mund të kishte të krahasuar me asgjë tjetër.

Iu afrua pasqyrës shumë afër, dhe pa ato rrudhat e vogla dhe të mallkuara tek cepat e syve. Dora iu fut automatikisht në çantën e tualetit nga ku mori një nga kremrat “që të heqin dhjetë vjet brenda një jave”. E shtroi me kujdes në të gjithë fytyrën dhe u pa me kujdes. Çfarë pretendonte, një mrekulli? Fundja, efekti do të ishte i dukshëm vetëm pas “shtatë ditësh”.

Buzëqeshi për veten dhe për të gjitha gratë që rregulloheshin lehtësisht me anë të reklamës.

Ora e varur në mur sipër krevatit shënonte 19,40. Nuk do t’ia kishte dalë kurrë që të bëhej gati vetëm në njëzet minuta.

U tha sa më shpejt që të mundej, duke i lënë paksa të lagura flokët e gjatë bjondë dhe qëndroi përpara komodinës prej druri të errët, ku mbante ato pak veshje elegante që kishte arritur t’i merrte me vete. Në momente të tjera, do të kishte kaluar orë të tëra vetëm që të vendoste mbi veshjen që i përshtatej rrethanës veçse, atë mbrëmje, përzgjedhja ishte vërtet e kufizuar. Zgjodhi, pa u menduar shumë, fustanin e shkurtër në ngjyrë të zezë.  Ishte shumë e hijshme, padyshim seksi por aspak vulgare, me një dekolte të gjerë që me siguri do ta kishte ekzaltuar “masën e tretë” të mbushur të saj. E mori dhe, me një gjest elegant të dorës, e vuri mbi krevat.

19,50. Pavarësisht faktit që ishte femër, nuk i pëlqente të ishte me vonesë.

Iu avit dritares dhe pa një Fuori Strada të errët, jashtëzakonisht të shkëlqyeshme, tamam përpara derës së hotelit. Personi që duhej të ishte shoferi, një djalë i ri i veshur me rroba ushtarake, po rrinte i mbështetur tek kofna dhe shtynte kohën e pritjes duke pirë një cigare në qetësi.

Bëri çmos që t’i theksonte sytë me laps dhe rimel, kaloi me shpejtësi buzkuqin mbi buzët e saj, ndërkohë që përpiqej ta përhapte në mënyrë uniforme me një sërë puthjesh të lëshuara më kot, vuri vathët e preferuar, duke u lodhur jo pak që të gjente “vrimat”.

Në fakt, kishte shumë kohë që nuk dilte mbrëmjeve. Puna e dërgonte gjithmonë nëpër botë dhe kurrë nuk kishte arritur që të gjente një përson për lidhje të qëndrueshme, që të zgjaste më shumë se disa muaj. Instikti i lindur mëmësor që çdo grua ka brenda vetes dhe që në vajzëri gjithmonë bënte si bënte dhe e injoronte me zgjuarsi, tani me afrimin e orës biologjike, ndihej gjithmonë e më shpesh. Ndoshta do të kishte qenë momenti që të mendonte seriozisht për t’u mbledhur në familje.

E zmbrapsi atë mendim me shpejtësinë më të madhe të mundshme. Veshi fustanin, dhe të vetmet palë këpucë me takë dymbëdhjeçe që kishte sjellë me vete dhe, me gjeste të mëdha, spërkati të dy pjesët e qafës me parfumin e saj të preferuar. Shall mëndafshi, çantë e zezë e bollshme. Ishte gati. Një kontroll i fundit para pasqyrës së varur në mur, afër derës dhe të ndotur në disa pjesë të saj, i konfirmuan perfeksionin e fustanit që kishte. Bëri një rrotullim rreth vetes dhe doli jashtë e kënaqur.

Shoferi një djalë i ri, pasi kishte drejtuar mjekrën që i kishte rënë poshtë,  me të parë Elisën tek dilte nga hoteli duke ecur me hap modeleje, flaku tej cigaren e dytë që sapo kishte ndezur dhe nxitoi që t’i hapte derën e makinës.

«Mirëmbrëma, profesoresha Hanter. A mund të shkojmë?» e pyeti ushtaraku me një notë ngurrimi.

«Mirëmbrëma» iu përgjigj ajo duke vënë në provë buzëqeshjen e mrekullueshme.  «Jam gati.»

«Faleminderit për shoqërimin» shtoi ajo ndërkohë që hipte në makinë, duke ditur fare mirë se fundi do t’i ishte ngritur pakëz dhe do t’ia kishte ekspozuar pjesërisht këmbët para ushtarakut të sikletosur.

I kishte pëlqyer gjithnjë të ndihej e admiruar.

Anija kozmike Theos – Alarm në afërsi

Sistemi O^COM identifikoi menjëherë para syve të Azakisit, një objekt të çuditshëm konturet e të cilit, duke pasur parasysh rezolucionin e ulët të përftuar nga dylbitë me rreze të gjatë, akoma nuk ishin të përcaktuara qartë. Me siguri që ishte në lëvizje dhe padyshim që po përparonte drejt tyre. Sistemi i alarmit në afërsi, përcaktonte një probabilitet të përplasjes midis Theosit dhe objektit të panjohur, më të lartë se 96%  në rast se asnjëri prej tyre nuk do të ndryshonte itinerarin e lëvizjes.  

Azakis nxitoi që të futej tek moduli i transferimit që gjendej më afër. «Kabina e drejtimit» urdhëroi prerazi sistemin e kontrollit të automatizuar.

Pas pesë sekondave, dera u hap duke fërshëllyer dhe në ekranin e madh qendror të sallës së komandës, ishte ravijëzuar, ende shumë turbullt, objekti që po përparonte në itinerarin e përplasjes me anijen.

Pothuaj në të njëjtën kohë, u hap një derë tjetër afër nga e cila kërceu jashtë Petri pa frymë.  

«Çfarë dreqin po ndodh?» pyeti shokun «Nuk duhej të kishte meteorë në këtë zonë» u shpreh i çuditur duke vështruar edhe ai ekranin e madh.

«Nuk besoj të jetë meteor.»

«Por nëse nuk është meteor, atëherë çfarë është?» pyeti Petri me një shqetësim të dukshëm.

«Në qoftë se nuk korrigjojmë menjëherë itinerarin, do mund ta shohësh vetë me sytë e tu, kur të gjendemi të shtypur drejt e në kabinën e drejtimit.»

Petri u mor menjëherë me komandat e drejtimit dhe vendosi një ndryshim të lehtë të trajektores duke iu referuar asaj që ishte përcaktuar më përpara.

«Përplasje pas 90 sekondash» komunikoi pa emocione, zëri i ngrohtë femëror i sistemit të alarmit në afërsi. «Largësia e objektit: 276.000 kilometra, duke u afruar.»

«Petri bëj diçka dhe bëje shpejt!» bërtiti Azakisi.

«Jam duke e bërë, por ai objekti po ecën me të vërtetë shumë shpejt.»

Llogaritja e probabilitetit të përplasjes, që dukej te ekrani në të djathtë të objektit, po zvogëlohej ngadalë. 90%, 86%, 82%.

«Nuk do t’ia dalim dot më» tha me një fije zëri Azakisi.

«Miku im, duhet akoma të lindë një “objekt misterioz” që të mundet të arrijë të shkatërrojë anijen time» pohoi Petri me një buzëqeshje të vockël djallëzore.

Me anë të një manovre që i bëri të dy të humbnin për një moment ekuilibrin, Petri ushtroi tek të dy motorët Bousen një ndryshim anasjelltas të menjëhershëm të polaritetit. Anija kozmike u drodh për  shumë momente dhe vetëm sistemi i përmirësuar i gravitetit artificial, duke arritur të kompensojë oshilacionin në mënyrë të menjëhershme, nuk e la që i gjithë ekuipazhi të përfundonte i përplasur pas faqes që ndodhej përpara.   

«Lëvizje e bukur» briti i gëzuar Azakisi duke i rrahur shpatullat mikut. «Por tani, si mendon që ta ndalosh këtë rrotullim?» Objektet përreth kishin nisur tashmë që të ngriheshin dhe të vinin vërdallë nëpër dhomë me lëvizje marramendëse.

«Vetëm një moment» tha Petri duke mos reshtur së shtypuri butonat dhe së luajturi me levat e komandës.

«Mjafton vetëm që t’ia arrijë të ...» Një çurg i madh djersësh i binte lehtë lehtë nga balli.

«të hapë ...» vazhdoi, ndërkohë që gjithçka që gjendej brenda dhomës fluturonte në mënyrë kaotike. Edhe vetë ata të dy filluan që të ngriheshin nga dyshemeja. Sistemi i forcës së rëndesës artificiale nuk ia dilte dot më që të kompensonte forcën e pafundme centrifugale që po gjenerohej. Ishin gjithmonë e më tepër të lehtë.

«De... de... derën e pasme automatike numër tre!» bërtiti më në fund Petri, ndërkohë që gjithë objektet po binin sërish në dysheme. Një konteiner i rëndë që shërbente për mbeturinat, e goditi Azakisin tamam në vendin midis brinjës së tretë dhe të katërt, duke e detyruar që të nxirrte një rënkim të dobët. Petri, nga gjysëm metri lartësi ku rrinte pezull, ra furishëm në kuadrin e komandave, duke marrë një pozë shumë të panatyrshme dhe padyshim qesharake.

Llogaritja e probabilitetit të përplasjes kishte zbritur në 18% dhe vazhdonte që të zvogëlohej me shpejtësi.

«Gjithçka në rregull?» nxitoi të sigurohej Azakisi, duke u përpjekur që të fshihte sëmbimin në ijen e sapogoditur.

«Po, po. Jam mirë, jam mirë.» u përgjigj Petri duke u përpjekur që të ngrihej sërish.

Një çast më vonë, Azakisi po merrte kontakt me pjesën tjetër të ekuipazhit i cili i komunikonte menjëherë komandantit të tyre në lidhje me mungesën dhe dëmet në artikuj apo njerëz.  

Manovrimi i sapo përfunduar, kishte arritur ta devijonte paksa  Theosin nga itinerari i mëparshëm dhe rënia e presionit e provokuar nga hapja e derës së pasme automatike ishte kompensuar menjëherë nga sistemi i automatizuar.

6%, 4%, 2%.

«Largësia nga objekti: 60.000 Km» foli zëri.

Po qëndronin të dy me frymën pezull, në pritje të mbërritjes në largësinë prej 50.000 Km, përtej së cilës do të aktivizoheshin sensorët me rreze të shkurtër.  Ato çaste iu dukën si pa mbarim.  

«Largësia nga objekti: 50.000 Km. Sensorët më rreze të shkurtër u aktivizuan.»

Forma e turbullt përpara tyre papritmas u qartësua. Objekti u shfaq qartë në ekran, duke e bërë të dukshme çdo detaj të veçantë. Dy shokët u kthyen njëkohësisht, me sytë e zgurdulluar, në kërkim të vështrimit të njëri tjetrit.

«E pabesueshme!» bërtitën njëzëri.

Nasiria – Restoranti Masgouf

Koloneli Hadson ecte i nervozuar para mbrapa, përgjatë diagonales së hollit që gjendej para sallës kryesore të restorantit. Vështronte faktikisht çdo minutë orën taktike që e mbante gjithmonë në kyçin e dorës së majtë dhe që nuk e hiqte asnjëherë, madje as kur flinte. Ndihej i emocionuar si një djalosh në takimin e tij të parë.

Për të shtyrë kohën tek priste, i ishte sjellë një Martini me akull dhe feta limoni nga baristi me mustaqe i cili, nga poshtë vetullave të trasha, e kundronte me kureshtje, ndërsa me përtesë thante një varg të tërë gotash me fron të lartë.

Alkoli nuk lejohej aspak në vendet islamike por, gjatë asaj mbrëmjeje, ishte bërë një përjashtim. Restoranti i vogël ishte rezervuar tërësisht për ata të dy.

Koloneli, pak pasi kishte mbaruar bisedën me profesoreshën Hanter, menjëherë kishte kontaktuar me përgjegjësin e lokalit, duke i kërkuar qëllimisht pjatën speciale Masgouf, sipas së cilës mbante emrin edhe restoranti. Duke parë vështirësinë në gjetjen e përbërësit kryesor, trofta e Tigrit, donte të sigurohej që lokali e kishte gjetur. Gjithashtu, duke e ditur më së miri se do të duheshin të paktën dy orë për ta përgatitur, dëshironte që gjithçka të gatuhej pa nxitim dhe me një perfeksion absolut.

Përsa i përket mbrëmjes, duke parë që uniforma ushtarake do të kishte qenë me të vërtetë e papërshtatshme për ambientin, kishte vendosur që të shpluhuroste kostumin e tij të errët Valentino, duke e kombinuar me një kravatë mëndafshi të stilit Regimental më vija gri e të bardha. Këpucët e zeza, të llustruara ashtu siç dinte t’i bënte vetëm një ushtarak, ishin italiane edhe ato. Me të vërtetë, ora taktike nuk kishte të bënte fare por nuk do të mundej dot të rrinte pa të.

«Mbërritën.» Zëri doli klithshëm nga receptori, njëlloj me telefonin celular, që mbante në xhepin e brendshëm të xhaketës. E fiku dhe vështroi jashtë në drejtim të xhamit të derës.

Makina e madhe e errët shmangu një qese të zhubravitur e cila, shtytur lehtazi nga flladi i mbrëmjes, rrotullohej me ngathtësi në mes të rrugës. Me një manovrim të shpejtë parkoi tamam përpara hyrjes së restorantit. Shoferi priti sa pluhuri i ngritur nga mjeti të grumbullohej sërish në tokë, më pas zbriti nga makina me kujdes. Nga kufja gjysëm e fshehur në veshin e djathtë, i erdhi një seri e “all clear”